Agjencitë e sigurisë kombëtare në pothuaj të gjithë vendet e botës tani bashkëpunojnë me operatorët e telefonisë celulare, që shpesh herë u ofrojnë atyre akses në informacione për të gjithë klientët, me kusht që ata të kenë një vendim gjykate. Minimumi ata ofrojnë të dhëna të tre muajve të fundit.

Nëse telefoni juaj është përgjuar nga një agjenci sigurimi, shanset janë që as nuk do e vini re. Nëse telefoni juaj bën zhurma të cuditshme gjatë një bisede, humbet me shpejtësi fuqinë e baterisë, nxehet shpejt, apo ristartohet papritur, ky është thjeshtë nëj tregues që duhet të shkosh ta riparosh, dhe jo një shenjë e sigurtë që ju po ju përgjojnë.

Njerëzit përgjithësisht nuk zbulojnë shumë informacion në bisedat telefonike, kështu që nga pikëpamja e atyre që duan të përgjojnë, është shumë më e volitshme të vendosin pajisje speciale (“cimka”) në shtëpinë e dikujt. Detektorët e radiovalëve mund të përdoren për të zbuluar nëse keni pajisje të tilla në ndërtesën ku jetoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here