Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ata kanë zbuluar se simptomat COVID-19 kanë tendencë të shfaqen në një rradhitje të caktuar, një konstatim që mund të lejojë zbulimin dhe trajtimin e hershëm te një numër pacientësh.

Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore Frontier Public Health, rradhitja e zakonshme e simptomave është si më poshtë:

Ethet

KollitjaDhimbjet muskuloreNauze dhe / ose të vjella

Diarrea

Ekspertët thonë se tre simptomat e para nuk kanë pse të shfaqen me radhë, por mund të shfaqen të gjitha në të njëjtën kohë, të pasuara nga nauzea dhe të vjellat, më pas pasuar nga diarreja.

Jo të gjithë pacientët kanë përjetuar të njëjtin grup simptomash. Por gjetjet e reja ndihmojnë të theksohet se si COVID-19 ndryshon nga sëmundjet e tjera tashmë të njohura. Megjithëse ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me një numër sëmundjesh të tjera, siç është gripi, studimi thekson se periudha kohore në të cilën shfaqen këto simptoma dhe më vonë simptomat gastrointestinale e ndajnë koronavirusin e ri.

“Të kuptuarit e rradhitjes së simptomave të virusit është shumë e dobishme gjatë ‘cikleve të mbivendosjes së sëmundjes”, siç është sezoni i ardhshëm i gripit”, thekson Dr. Peter Kuhn, një nga autorët e studimit.

Ai thotë se në këtë mënyrë mjekët mund të parashikojnë se cila do të jetë gjendja e pacientit, ndërsa identifikimi i atyre personave që nuk janë të infektuar me koronavirus në bazë të kësaj rradhe do të ndihmoj në shkarkimin e sistemit shëndetësor.

Studimi shqyrtoi simptomat e më shumë se 55,000 personave të infektuar të konfirmuar, të dhëna këto të grumbulluara nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ato janë krahasuar me rastet e gripit dhe sëmundjeve të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here