6.1 C
Pristina
Saturday, March 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Del në ankand çelësi i dhomës ku jetonte Napoleoni

Del në ankand çelësi i dhomës ku jetonte Napoleoni

Çelësi i dhomës ku vd iq perandori francez, Napoleon Bonaparte do të dalë në ankand pasi u gjet në Skoci.

Perandori francez u mbajt si i burgosur i britanikëve në ishullin St Helena në Atlantikun Jugor pas disfatës së tij në Waterloo. Ai vd iq në 1821 dhe çelësi i dhomës së gjumit u mor nga një ushtar britanik dhe përfundoi në një shtëpi të vendit jashtë Edinburgut, shkruan ”BBC”.

Pasardhësit skocezë të ushtarit e kanë vënë çelësin në dispozicion për shitje. Ai është në ankand në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”, së bashku me zarfin dhe shënimet me të cilat u gjet, të cilat vlerësohet të vlejnë deri në 5,000 funte. Ushtari Charles Richard Fox e mori çelësin nga Shën Helena dhe ia dha nënës së tij, Baroneshës Holland, një “super fanse” e Napoleonit.

Ajo tashmë kishte një koleksion sendesh të lidhura me ish-shtetarin francez dhe udhëheqësin ushtarak të lindur në Korsikë, përfshirë një nga çorapet e tij. Pasardhësit skocezë të ushtarit dhe baroneshës gjetën çelësin ndërsa po hapnin një bagazh të vjetër.

David Macdonald, nga “Sotheby’s”, tha: “Ne shohim gjëra që lidhen me Napoleonin gjatë gjithë kohës, fotografi ose orendi të rëndësishme nga një prej shtëpive të tij të mahnitshme”.

“Por ka diçka në lidhje me çelësin i cili, veçanërisht pasi vjen nga vendi ku ai ishte i burgosur, është mjaft i fuqishëm, veçanërisht pasi është çelësi i dhomës ku ai vdiq”. “Është diçka e botës tjetër. Ishte një objekt aq i fuqishëm sa edhe sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vendi i parë në Evropë që lejon hyrjen e pasagjerëve të pavaksinuar

Numri i rasteve të regjistruara rishtas është krejt i vogël, dhe njerëzit e vaksinuar, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi...

Historia e një greku që u vra për Shqipërinë(Video)

Histori e jashtzakonshme e një njeriu që dha jetën për Shqipërinë,ësht ajo e Lefter Talos nga zona  Vurgut që i përkiste minoritetit...

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.Një...

Pse Cezari tha frazën e njohur: “Erdha, pashë, fitova”?

Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e...

Recent Comments