Jose Alberto Gutierrez është pastrues, i cili për 20 vjet ka mbledhur libra që janë hudhur dhe i ka vënë në bibliotekën publike të veten.
E tëra kishte filluar kur ai kishte parë librin e Ana Kareninës në mbeturina, ku dy dekada më vonë, ai numëron 20 mijë libra, të cilat i huazon falas.
Ai është i famshëm në Kolumbi dhe njihet si Zoti i Librave i Kolumbisë.
Përpos që i jep falas secilit në rajon diçka për të lexuar, Jose po ashtu dhuron libra për 235 biblioteka shkollash e komunitetesh në Kolumbi, në mënyrë që kushdo që nuk mbërri nte libraria e tij “Fuqia e Fjalëve”, sërish mund ta shijojë magjinë letrare të saj.
“Shumë njerëz më kanë ngacmuar”, tha ai për Al Jazeera.
“Qeshnin kur kuptonin për projektin tim”.
“Por tani, 20 vjet më vonë, ata janë të mrekulluar. Ëndrra ime është që ta shkëmbej kamionin tim të mbeturinave me një kampion përplot me libra, dhe të udhëtoj rreth vendit. Jam i sigurt që do t’ia dal”, tha ai.
Jose tani është duke e shkruar një libër për eksperiencat e tij, të strukturuar në 60 lbra që e kanë transformuar jetën e tij.