Jo të gjithë fëmijët në botë kanë të njëjtin fat. Shumë fëmijë rriten pa prindër dhe jetojnë të kushte shumë të rënda, ku u mungojnë edhe gjërat elementare për jetë. Kjo dukuri ka ekzistuar gjithmonë, dhe akoma ndodh.

Në fotografinë më poshtë është një fëmijë i tillë i quajtur Werfel, 6-vjeçar i cili është rritur në një shtëpi jetimësh në Austri. Fytyra e buzëqeshur e Werfelit shpreh një lumturi të pashoq, kur Kryqi i Kuq amerikan i dhuron një palë këpucë të reja.

Kjo fotografi është bërë nga Gerald Waller në vitin 1946 dhe është botuar në revistën “Life Magazine” dhe është përzgjedhur si ndër më të mirat, të bëra ndonjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here