Atuorë të shumtë antik Helen dëshmojnë se Peloponezi ka qenë banuar nga një popullsi e vjetër që ka lindur në ato troje dhe se helenët i gjetën atje kur erdhën dhe i quajtën me emrin pellazgë.

– Efori thotë se “Peloponezi mbante dikur emrin pellazgjia se ky orakull është ndërtuar nga pellazgët, për të cilët flitet se janë më të vjetrit që banuan Eladhën”. Eskili në “Lutëset” dhe “Danajt” thotë se raca e pellazgëve ka dalë nga Argoja pranë Mikenës”. Pra të dhënat e autorëve antikë helenë tregojnë që Peloponezi apo Mykena para se të vinin helenët në Evropë ishte e banuar me pellazgë.

Derisa të dhënat tregojnë që para helenëve në atë vend kanë qenë pellazgët atëherë qytetërimi i vjetër Mykenës i cili daton shekuj para se helenët të hidhnin këmbën në Evropë, është qytetërim pellazg. Studiuesit helenocentrikë që nuk njohin qytetërim tjetër, në kundërshtim me të gjitha të dhënat historike dhe arkeologjike, thonë se qytetrimi i ri i Mikenes ai qe daton para luftes se trojes ishin helenë.

Qytetërimi i Mikenës nuk është qytetërim helen, por vazhdimi i qytetërimit pellazg dhe ka një numër të madh faktesh të qarta që e tregojnë. Mikena gjatë luftës së Trojës nuk ka qenë qeverisur nga helenë sepse këtë na e tregojnë autorët antikë të cilët e quajnë mbretin e Mikenës si barbar nga Frigjia apo Lidia. /tradita, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here