Sipas një studimi të ri, pjesa e skajshme e atmosferës së planetit tonë shtrihet në largësi pothuajse dy herë më të madhe se largësia e Hënës dhe është rreth 50 herë më e madhe në vëllim sesa Toka.
“Hëna sillet nëpër atmosferën e Tokës. Nuk e kemi ditur këtë deri në analizimin e hulumtimeve që janë bërë para dy dekadave nga sonda Soho”, tha Igor Baliukin nga Instituti Kërkimor për Hapësirën në Rusi. Ai gjithashtu është njëri nga autorët e këtij studimi.
Në kufi të atmosferës sonë ekziston një re e atomeve të hidrogjenit, të cilën shkencëtarët e quajnë gjeokoronë. Përmes një instrumenti të sondës Soho ishte bërë e mundur që ky kufi të përcaktohet në mënyrë të saktë.
Kjo gjë mund të bëhet vetëm në kohë të caktuar, prandaj studimi i ri është rezultat i fatit në kohën e duhur që ia mundësoi sondës përcaktimin e kufirit të atmosferës.
Ky hulumtim mund t’ua mundësojë shkencëtarëve studimin e planeteve tjera që kanë hidrogjen në atmosferë dhe pranë të cilave vërehen avuj uji, shkruan “Independent”,