Misteri i një fshati të tërë që humbiste sinjalin e internetit çdo mëngjes në orën 7:00, mori përgjigje kur inxhinierët zbuluan një televizor të vjetër në një nga shtëpitë e banorëve.

Një banor i fshatit Aberhosan në Uells nuk kishte dijeni se televizori i tij emetonte një sinjal që interferonte me internetin broadband të tërë fshatit.

Pas 18 muajsh inxhinierët nisën një hetim edhe pse kishin zëvendësuar kabllin optik, problemi vijonte. Fshati tani ka sinjal interneti të qëndrueshëm. Inxhinierët e kompanisë Britanike OpenReach u habitën kur mësuan se problemi vinte nga një televizor. Ai e ndizte çdo mëngjes në orën 7:00 dhe sinjali elektrik i emetuar interferonte me sinjalin e internetit.

Inxhinierët përdorën një analizues spektrash frekuencor për të gjetur zhurmën elektrike dhe identifikuar problemin. Pajisja e tyre një mëngjes në orën 7 kapi një sinjal të fortë interference.

TV emetonte një sinjal të fortë SHINE që shkaktonte interferencë tek çdo pajisje tjetër elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here