Berlini në Gjermani ka nevojën më të madhe të punëtorëve, e ndjekur nga Mynih, Hamburg. Më shumë se 10 mijë vende të lira ekzistojnë në Këln, Shtutgart, Düsseldorf, shkruan albinfo.ch.
Në tregti ekziston nevoja më e madhe për punëtorë. Pagat për shitësit janë rreth 1800 euro.
Ata u pyetën gjithashtu për shoferët e kamionëve, automekanikët, pagat e të cilave janë rreth 14-15 euro në orë. Ndërmjetësit e sigurimeve, tregtarët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë. Pagat e tyre sillen deri 1.800 euro.
Industria farmaceutike siguron pagat më të larta me një të ardhur mesatare bruto prej rreth 70 mijë euro në vit.
Në vendin e dytë janë bankat, dhe në pozicionin e tretë është industria e automobilave. Në industrinë e automobiöave punëtorët marrin rreth 65 mijë euro paga bruto çdo vit.