Në vazhdim mësoni si t’i freskoni rrobat dhe t’ua ktheni ngjyrën origjinale

Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë, duhet qenë të kujdesshëm në mirëmbajtjen e rrobave të bardha.

Nëse ju ndodh ky problem, aplikoni disa nga këto truqe.

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është zgjidhje natyrale që rrobave të zverdhura t’ua ktheni ngjyrën origjinale.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Në një filxhan qitni lëng limoni dhe shtojeni në rrobalarëse bashkë me detergjentin. Lani rrobat në programin dhe temperaturën në të cilat i lani si zakonisht.

Zbardhuesi

Për ta eliminuar shkëlqimin e verdhë në rroba të bardha, merrni zbardhues me klor, mirëpo para përdorimit lexoni mirë udhëzimin, sepse mund të jetë i rrezikshëm nëse krijon kontakt me uthullën apo me ndonjë kimikat, transmeton Better Homes&Gardens.

Soda e bikarbonatit

Soda e bikarbonatit është aleat i shkëlqyeshëm në pastrimin e shtëpisë, andaj mund t’ju shërbejë edhe në freskimin e rrobave.

Në fillim të ciklit të larjes në rrobalarëse shtoni 2 lugë sodë bikarbonati me detergjent të lëngshëm për rroba. Nëse përdorni detergjent pluhur, shtoni sodën e bikarbonatit gjatë ciklit të shpëlarjes.

Uthull e bardhë e distiluar

Shtoni uthull të bardhë të distiluar në pjesën ku shtoni zbutësin. Në atë mënyrë thartira e butë e uthullës do të veprojë si zbardhues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here