FAKTE HISTORIKE
Faktet e mëposhtme, rreken të sjellin të gjitha dëshmitë e provat nga historia (nga italishtja), rreth figurës së Lekës së Madh. Përmes tyre, vërtetohet se Aleksandri i Madh dhe maqedonasit, nuk ishin grekë, por ilirë./Konica.al
Prova e parë:
Për grekët e kohëve të lashta, popujt që banonin në Maqedoninë e lashtë ishin barbarë dhe me këtë mbiemër, grekët cilësonin çdo popull tjetër, veç atij grek. Por, si mund të jenë grekët e maqedonasit, barbarë?
Prova e dytë:
Straboni, autor i njohur i antikitetit grek, shprehej në një prej veprave të tij: ilirët e maqedonasit, flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtat zakone.
Prova e tretë:
Mbreti i Maqedonisë, Aleksandi i Madh, që jetoi mes 485-440 para Krishtit, donte të merrte pjesë në lojrat olimpike… pra, nëse maqedonasit e lashtë ishin grekë, përse duhej të merrnin pjesë në këto lojra?
Prova e katërt:
E ëma e Aleksandrit të Madh, ishte princeshë nga Epiri dhe quhej Mirtal, emër ky, absolutisht jo grek dhe më vonë, do t’i drejtoheshin si Olimpia; Epiri është banuar qoftë nga ilirët edhe nga grekët, por dominonin ilirët. Shumë mbretër të Maqedonisë merrnin gratë ilire, por thuajse asnjëherë nga tjetër vend. Si shpjegohet ky fakt?
Prova e katërt:
Mbreti Filipi II, nuk e konsideronte veten si grek dhe për këtë fakt, gjenden disa shkrime.
Prova e gjashtë:
Filipi I, ka ndërmarrë disa luftra kundër grekëve, derisa e nënshtroi Greqinë: atëherë, si mund të jetë grek një maqedonas dhe të luftojë kundër të vetëve?
Prova e shtatë:
Politikani i njohur i antikitetit, Demosteni, i drejtohej kështu popullit grek: Filipi II, nuk është grek dhe nuk ka kurrfarë lidhjeje me grekët; provë e rëndësishme kjo, për të kuptuar se grekët, nuk ishin maqedonas.
Prova e tetë:
Deri më 1840, grekët nuk e konsideronin Aleksandrin e Madh, si grek… Menjëherë pas pavarësisë së Greqisë, u desh një ndryshim i madh idesh, për të krijuar identitetin kombëtar. Kështu, Aleksandri i Madh u “helenizua” papritur, pasi shteti grek kishte nevojë për heronjtë frymëzues të historisë.
Prova e nëntë:
Deri në moshën 30-vjeçare, Aleksandri i Madh nuk kishte marrë mësime greqishteje dhe nuk fliste greqisht. Ai fliste një gjuhë tjetër dhe asnjë prej mësuesve të tij, nuk fliste greqisht.
Ai filloi të merrte mësime në gjuhën greke dhe për kulturën greke, me të mbushur të tridhjetat. Nga të gjithë mësuesit e Aleksandrit të Madh, vetëm një ishte grek dhe fliste greqisht.
Prova e dhjetë:
Në një tribunal në Greqi, Aleksandri i Madh kërkoi të flasë maqedonisht, pasi greqishten nuk e kuptonin thuasje asnjë prej maqedonasve të pranishëm. Nëse maqedonasit ishin grekë, përse nuk e kuptonin greqishten dhe pse bëri këtë kërkesë, Aleksandri i Madh?
Prova e njëmbëdhjetë:
Kali i famshëm i Aleksandrit, quhej Bucefal dhe në gjuhën shqipe, lidhet ngushtë me fjalën njërrokshe shqipe *Bu, bullë, bullar, buall, buaj kemi: Bucefal-os – kali kokëbuall – i të madhit Aleksandër. Kali i tij ishte i pabindur dhe i nënshtrohej vetëm të zotit, Aleksandrit të Madh.
Prova e dymbëdhjetë:
Për grekët e lashtë, Aleksandri i Madh ishte një pushtues i tokave të tyre dhe për këtë, janë shkruar shumë dokumente dhe shumë libra. Si është e mundur që grekët i konsideronin të huaj maqedonasit, nëse ishin e njëjta racë?
Prova e trembëdhjetë:
Në gjuhën shqipe, emri Aleksandër do të thotë: ai që lindi si në ëndërr ( a le si andërr), ndërsa në atë greke, do të thotë: mbrojtës i njerëzve. Më shumë sesa mbrojtës, Aleksandri ishte pushtues, pra, nuk ka kuptin që të jetë greqisht.
Prova e katërmbëdhjetë:
Maqedonia u helenizua, vetëm pasi romakët krijuan perandorinë romake të lindjes, quajtur perandoria bizantine, nga 1600-ta e këtej, ndërsa përpara këtij “helenizimi”, nuk ka fakte se Maqedonia banohej nga grekët. Është e vërtetë, se kultura greke u përhap në të gjithë Ballkanin, por popullsia nuk ishte greke.
Pra, sipas fakteve që u thanë më sipër, nuk ekziston as mundësia më e vogël, që Aleksandri i Madh të ketë qenë grek. Kjo edhe sepse do të kujtohej si Aleksandri i Madh i Greqisë, kur në fakt, përmendet si Aleksandri i Madh i Maqedonisë.
Mbetet vetëm të kuptojmë, se cila ishte raca e Aleksandrit të Madh? Çfarë nënkuptohej në atë kohë, me maqedons? Me siguri, nuk nënkuptoheshin grekët.
Një pyetje fondamentale është: pse, shumë autorë të lashtë grekë u referoheshin maqedonasve, si vëllezër të të njëjtit gjak me ilrët e dardanët?
Kujtojmë se, ilirët dhe dardanët e lashtë, sot janë shqiptarët e kosovarët. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, Aleksandri i Madh e të gjithë maqedonasit e lashtë, rrjedhin nga ilirët e trakët, jo nga grekët.
Mjafton një test ADN-je, për të thënë të vërtetën: të merret ADN-ja e një shqiptari, e një greku dhe e Aleksandrit të Madh, për të bërë krahasimin, prej nga ku mund të dalin faktet dhe e vërteta.
Pa pasur provat e ADN-së, duke u bazuar vetëm në antikitet dhe te të njëjtët autorë grekë, arrihet në përfundimin “absolut”, se Aleksandri i Madh ishte grek.
Natyrisht, vërtetësia dhe zbulimi i ADN-së së Aleksandrit të Madh është shumë i rëndësishëm, për faktin se, ai ishte një ndër figurat legjendare të historisë së njerëzimit. Ndaj, do të ishte me interes, si për shqiptarët ashtu edhe për grekët, faktimi i një personazhi kaq të rëndësishëm për historinë e secilit popull.
Po ashtu, nëse ka dyshime mbi një figurë historike, duhen konsideruar provat e ADN-së. Edhe për faktin se, nëse Aleksandri i Madh ishte shqiptar dhe jo grek, përse të mos i atribuohet historisë së Shqipërisë dhe Ilirisë?
Shpresojmë që arkeologët, intelektualë asnjanës, pa simpatitë për njërin apo tjetrin vend, të bëjnë kërkime dhe studime më të thella rreth Aleksandrit të Madh dhe maqedonasve, për të pasqyruar historinë e vërtetë, duke ju bërë me dije edhe një kuriozitet: monedha shqiptare quhet lek, kjo për nder të emrit Aleksandër, pra, të Aleksandrit të Madh. Deri pak kohë më parë, në këto monedha pasqyrohej portreti i Aleksandrit të Madh./Konica.al