Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të traktit urinar, atëherë e dini se sa është e dhembshme dhe e pakëndshme. Ju detyron të shkoni shpesh në tualet, ndërkaq urinimi bëhet shumë i dhembshëm. Sot po ju tregojmë mjetin e shkëlqyeshëm natyral, i cili do t’ju ndihmojë që shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhni infeksionet e traktit urinar.

Ky antibiotik natyral është shumë i shërueshëm dhe lehtësimi arrihet që pas turit të parë. Ja si mund të përgatitni mjetin natyral kundër infeksioneve të traktit urinar, transmeton Telegrafi. Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi. Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta prisni imët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, përzieni në blender. Do të përftoni masë të qulltë, të cilën duhet ta ruani në ambalazh qelqi në frigorifer. Vërejtje: Do të jetë mirë që me mjaltë të furnizoheni nga bletarët e verifikuar, gjithsesi limoni duhet të jetë i paspërkatur. Nëse limonin megjithatë e blini në dyqan, lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë në të cilin do të shtoni pak sodë bikarbonati. Pastaj lajeni mirë. Rrënjët e majdanozit gjithashtu duhet t’i lani mirë. Këshillë tjetër: Pini çaj majdanozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here