Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit ATANASIJE Urosheviqit (4)
Shkruan Dr.Qazim Namani
Françeskanët në ato rrethana, nuk patën mundësi ta përcillnin gjendjen e popullatës katolike shqiptare në ato anë, madje as në anën veriore të fshatrave shqiptare që shtriheshin në veri të Peshterit afër Janjevës.
Duhet theksuar se popullata shqiptare e zonës së Vrajës, Leskocit, Artanës dhe qyteteve tjera veriore e kishte përballuar për disa shekuj presionin e ashpër të P. Osmane, për myslimanizim të plotë deri në vitet 1843/44.
Ushtria e rregullt e sulltanit, që u dërgua në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënte presion shumë të madh, ndaj kriptokatolikëve shqiptarë në Shqipërinë veriore, me qëllim që ta rriste zhvillimin e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.
Se popullata shqiptare e kësaj zone, me shekuj e kishte ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën e lashtë dardane, dëshmohet edhe prej studiuesve të huaj, që i vizituan viset tona gjatë asaj periudhe.
Për ruajtjen e objekteve të kultit, ndërtimin e kishave arbërore, si dhe përballimin e islamizimit deri në gjysmën e shekullit të XIX, kanë shkruar më vonë edhe disa studiues serbë. Atanasije Urosheviçi, gjatë studimeve të tij dhe hulumtimeve në terren, ofron të dhëna edhe për islamizimin e vonshëm të familjeve shqiptare në Malësinë e Galabit.LAJME TË NGJASHME
Siç shihet edhe nga hulumtimet e tij, në kohën kur ai i ka bërë, në brezin e katërt familjet shqiptare të kësaj treve ishin të krishtera.
Për islamizimin e vonë të tyre shkruan edhe Urosheviçi, andaj ne e shkëputëm një faqe nga libri i tij.
Siç shihet edhe nga shkrimet e Urosheviçit vërehet se paraardhësit e familjeve shqiptare të islamizuara në këto anë, shkonin deri te brezi i katërt, për të dëshmuar besimin e krishterë. Sot kjo dëshmi vërtetohet fare lehtë se shkon deri në brezin e gjashtë.
Nga këto të dhëna kuptojmë se deri në këtë periudhë, popullata shqiptare ju bëri ballë, të gjitha sulmeve dhe projekteve osmane e ruse, për ta ndërruar fenë.
Edhe pse kësaj kryengritje në veri i printe kleri mysliman, nga ngjarjet e zhvilluara të kohës, mësojmë se kryengritjen e armatosur e përkrahën të gjithë shqiptarët katolik dhe ortodoksë të kësaj ane, duke u solidarizuar me vëllezërit e tyre mysliman.
Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvetësuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, me qëllim të falsifikimit të historisë së tyre, u dëmtuan.
Këtë e dëshmojnë edhe disa autor serbë, të cilët kanë lënë shënime për kishën shqiptare në qytetin e Leskocit. Ata shkruajnë për ndërhyrjen në freskat e kishës së Leskocit që ishte konservuar në vitin 1693, kur të gjitha freskat, mbishkrimet dhe fotografitë u ndryshuan në vitin 1902 dhe rreth vitit 1930, nga padituria për mos kuptimin e tekstit origjinal. Krejt këto kishin ndodhur pasi që këto punë u lanë në dorë të një të riu rusë, shkruanin serbët.
Dëshmi të shkruara nga autorët serbë, për ndërhyrjen e rusëve për të falsifikuar kishën shqiptare në Leskoc.