Folklori dhe tradita e hershme shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme.

Një prej tyre, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi. Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e të kënduarit në mesin e komuniteteve në malet Dinarike.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdusttodigital%2Fvideos%2F252552086211710%2F&show_text=false&width=560

Tepsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi.

Videoja është bërë nga etnografët japonezë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Osaka, të cilët, vizituan rajonin dhe regjistruan shfaqje të trashëgimisë kulturore.

Kënga që përcillet me tepsi është kënga “Në dërrasë të vekut kush po m’kjan”. /konica.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here