Shumë persona vuajnë nga dhëmbët dhe kjo iu shndërrohet në kompleks jetësor atyre.

Flitet se soda e bukës shkëlqen dhëmbët e verdhë, por çfarë thonë ekspertët e dhëmbëve? Express.co.uk bisedoi me dentisten e njohur me qendër në Londër, Dr Kamala Aydazada për të zbuluar nëse soda e bukës me të vërtetë ju zbardh dhëmbët.

Zbardhja e dhëmbëve është jashtëzakonisht e popullarizuar por edhe jashtëzakonisht e kushtueshme nëse doni që kjo të bëhet në mënyrë profesionale.

Por shumë persona kanë dëshirë që zbardhimin e dhëmbëve ta praktikojnë në shtëpitë e tyre me produktin e sodës së bukës.

Por a i zbardh dhëmbët soda e bukës?

Soda e bukës zbardh dhëmbët tuaj, por ajo kurrë nuk duhet të përdoret me hidrogjen të lëngshëm.

Dr Aydazada tha: “Ndërsa soda e bukës është një metodë efektive, minimale abrazive e zbardhjes së dhëmbëve, kombinimi i saj me peroksid hidrogjeni të lëngshëm nuk rekomandohet për shkak të dëmtimit serioz që mund të shkaktojë në dhëmbë. “Unë do të doja të paralajmëroja të gjithë kundër përdorimit të një përzierjeje të tillë pasi ajo mund të shkaktojë një dëm të pakthyeshëm në dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve”.

Për të zbardhur dhëmbët me sodë buke, duhet të përzieni një lugë gjelle prej saj me pak ujë.

Vazhdoni ta pastroni butësisht për rreth dy minuta dhe më pas ta pështyni dhe shpëlajeni gojën me ujë ose gargarë. Bëni këtë veprim vetëm një herë në javë.

Kufizoni sasinë e pijeve me ngjyra, të tilla si kafe, çaj, verë të kuqe, pije me gaz që konsumoni, pasi këto do të njollosin dhëmbët.

Prisni 30 deri 60 minuta para se të lani dhëmbët pasi të hani.

Dr Ayazada rekomandon pastrimin e dhëmbëve minimumi dy minuta dy herë në ditë pas buke.

Përdorimi i fillit të dhëmbëve ose furçave interdentale do t’ju ndihmojë të arrini zonat ku furça juaj nuk arrin. Bërja e gjithë kësaj do t’i zbardhë dhëmbët dhe do t’i mbajë të shëndetshëm, shkruan Daily ExpressUK , transmeton Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here