Një studim i fundit ka gjetur se pijet, të cilat thuhet se janë dietike dhe përmbajnë “zero sheqer” janë po aq të dëmshme sa pijet e tjera, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit francezë kanë përcjellë më shumë se 104.000 persona gjatë 10 viteve të fundit, për të parë se si pijet me sheqer dhe ato pa sheqer ndikojnë në shëndetin e njeriut. Ata kanë gjetur se konsumuesit e këtyre dy llojeve të pijeve, janë njësoj të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sulmi në tru, sindroma akute koronare apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris, i kanë ndarë pjesëmarrësit në tri grupe, ata që nuk konsumonin fare pije të gazuara, ata që konsumonin pak dhe ata që konsumonin rregullisht pije te gazuara.

Si rezultat është vërejtur që njerëzit, të cilët konsumojnë shumë pije dietike me pak sheqer, kishin po të njëjtin rrezik të atyre, që pinin versionet e pijeve me sheqer të plotë.

Gjithashtu në këtë studim është vërejtur që njerëzit, të cilët konsumonin pije të tilla janë 20% më të rrezikuar nga problemet shëndetësore në krahasim me ata, që kishin konsumuar ujë, çaj apo kafe.

Sipas shkencëtarëve, këto të dhëna kanë argumente të mjaftueshme që tregojnë se nuk ka ndonjë ndryshim në mes të pijeve pa sheqer dhe atyre me sheqer të plotë, pasiqë dëmet që ato kanë për shëndetin janë të njëjta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here