Osman Taka nga familja e madhe e Takajve te Konispolit ishte nje djale perifan, me trup elegant, me pamje te bukur dhe burrerore, perfaqesues tipik i familjes aristokratike te Takajve. Nje nga familjet me patriote te krahines se Camerise.

Ngjarjet zhvillohen ne Konispol ne kohe te pushtimit nga Perandoria Osmane! Ne Konispol si qender administrative, atehere nga ana ushtarake kontrollohej, nga “karakolli i Qafe-Botes” ne kufij me Sajadhen ose posta kufitare turke, nje trupe e perbere me 14 ushtare dhe 2 oficere, te cilet ruanin rendin ne te dyja anet nga Filati deri ne Konispol. Kjo trupe komandohej nga komanda ushtarake turke ne Janine. Trupa e karakollit turk, nje oficer dhe 5 ushtare, falte te “xhumane” njehere ne xhamine e Konispolit, radhen tjeter ne xhamine e Filatit. Ketu nis rruge edhe historia e bukur e Osman Takes. Dite e xhuma dy gra nga Takajt, te veshura mire dhe te mbuluar dhe fytyren, nisen nga Shehati per ne Çucat nga rruga e re, per te pajgorisur ne Mullenj, gruaja dhe motra e Osman Takes, duke ecur ne udhen e re, te dy grate, u takuan ne rruge me trupen turke.

I pari komandanti turk, u zuri rrugen grave dhe u çoi shamine dhe u pa fytyren, duke thene sa te bukura, “ifrret jalem marshallah”. Grate u larguan te turperuara, sakaq mbaruan sebepin ne Mullenj dhe u kthyen ne shtepi, si te zena ne faj, se ashtu ishte zakoni, quhej turp te shikohej fytyra e femres nga burra te huaj. Motra menjehere i thote Osmanit, qe trupa ushtarake turke, qe fal te xhumane na zbuluan fytyren. Kaq duhej dhe Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi, qe komandanti me gjithe ushtaret do te ruhen kur kane radhen per t’u falur ne xhamine e Konispolit dhe do te vriten. Dhe u tha dhe u be, u ruajt radha, trupa u fal ne Filat, i erdhi radha per ne Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolate, u zune pusine ne udhe te re trupes qe vinte nga Karakolli turk, per faljen e radhes te xhumane ne Konispol. Komandanti me pese ushtaret te rene ne priten e trimave konispolate vriten dhe mbetet nje nga ushtaret gjalle, te cilin Osmani e çarmatos dhe i tha: Po te le gjalle, t’i tregosh komandantit tend ne Janine se kush jam une dhe se nuk ka ushtare e oficere te preke femren konispolate, çoji selam nga Osman Taka i Konispolit. Ushtari qe i shpetoi vrasjes u kthye ne karakoll dhe tregoi ngjarjen e pesuar, ku menjehere u lajmerua Janina per eliminimin ne prite te trupes ushtarake nga Osman Taka, i cili u shpall menjehere ne kerkim bashke me trimat e tij.

Valiu i Janines vurin ne dispozicion te kapjes se vrasesve 5 mije napolona floriri, e cila erdhi me ferman nga Porta e Larte. Trupat turke te ardhura nga Janina e bastisen Konispolin, per te zene te gjalle Osman Taken me shoket e tij. Por me kote, Osmani me trimat e tij, kaluan bogazin e Koskes dhe u fshehen ne gravat e Koskes, nje fshat i Çamerise i mbetur ne kufirin grek, pas ndarjes se vitit 1913. Aty u strehuan rreth tre muaj, derisa rane ne syrin e spiuneve te perandorise dhe i zuri dimri me bore e ngrica. Per te mos rene ne duart e turqeve, ikin naten dhe strehohen ne Shales, ku priten shume mire nga fshataret e Shalesit, te cilet benin roje me radhe, per t’u mos zbuluar nga ushtaret turq te cilet kerkonin cdo dite Osmanin dhe trimat e tij. Duke qene se trupat turke hyne ne Shales, Osmani me trimat u larguan dhe zbriten tek konopicat matane ures se Bogazit. Naten vone gjeten nje stan perpara, me te cilin njihej Osmani, ky ishte Nasho Gerxhua nje çoban i njohur, ne te gjithe zonen. Nashua e kishte stanin me te tre djemte e tij. Ai e ftoj Osmanin ne kalive, BUJUR ne kalive, eshte nder per mua te me vij Osman Taka ne konak dhe menjehere theri qingjat dhe i vuri ne helle.

Askush nuk dyshonte tek Nashua, se mund te strehonte Osman Taken, kur fermani i Portes se Larte thoshte qarte se kush e strehon dhe i jep buke, do te denohet njesoj si Osmani, kush e dorezon do te paguhet me 5 mije napolona flori. Kete Nashua e dinte dhe mendja djallezore e tij i shkon tek parate dhe per kete, u beri darke te mire me mish helli dhe raki, me te cilen i dehu dhe i vuri ne gjume. Pasi u bind se trimat ishin te lodhur per gjume dhe te dehur, ia hipi mushkes dhe shkoi menjehere tek karakolli turk i Qafe-Botes. Ushtaret e priten, lepe Nasho efendi i thane, ç’e mire te solli. Atehere u tha Osmani une kam Osman Taken e trimat e tij ne stanin tim.

Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. Po i tha Nashua edhe i kam dehur. Menjehere lajmeruan Janinen dhe u nisen taboret me ushtare. Nashua i thote komandantit turk: Dua paret, 5 mije napolonat flori, qe i keni taksur per koken e Osmanit. Komandanti i tha: Nasho do t’i marresh, por pasi te zeme te gjalle Osman Taken dhe pasi i lidhen duar e kembe e mbajten sa erdhen trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon te lidhur, ecen me shpejtesi dhe e rrethuan stanin, u folen djemve te Nashos: Dorezo vrasesit te gjalle, ne te kundert do digjeni te gjithe brenda ne kalive. Osmani me trimat filluan menjehere te qellonin kunder turqve, lufte e madhe!


Vallja e Osman Takes

Vazhdimi i historise se valles se Osman Takes, valles se burrave te Konispolit! Gjate luftimeve ndermjet taboreve turq dhe Osman Takes e trimave te tij, u vrane dy djem te Nasho Gerxhos, nje nga shoket e Osman Takes, ne fund pasi u mbaruan fisheket, Osman Taken dhe tre trimat e tjere i kapen te gjalle dhe i çuan ne burgun e Janines, ku pas nje muaji Gjykata e Janines i denon me vdekje me varje ne litar Osman Taken dhe te tre trimat e tij. Porta e Larte vendosi qe pas nje muaji, te ekzekutohet denimi ne Filat meqenese te denuarit ishin nga krahina e Çamerise. U lajmerua e gjithe krahina te merrnin pjese ne diten e ekzekutimit te fermanit te dale nga Porta e Larte. Ne keso rastesh Valiu i Janines Hasan beu se bashku me gruan e tij Xhemile Hanemi, te vendosur ne dy kolltuqet e pare, per te ndjekur ekzekutimin qe do te behej nga Kadiu turke Mexhit bej, po shikonin me vemendje te madhe, miletin qe kishte mbushur sheshin kryesor te Filatit. Valiu kerkonte pjesemarrje sa me te madhe, te arnauteve te Çamerise, te cilet nga kjo varje do te nxirrnin mesim dhe nuk do t’i nxirrnin probleme perandorise turke. Kadiu Mexhit bej po ecte krenar dhe ne podiumin e ngritur per ekzekutimin e fermanit, per varjen e djemve nga Konispolit iu afrua trimave. I denuar me vdekje me varje ne litar Osman Taka me te denuarit e tjere nga Konispoli, u pyeten se cila ishte kerkesa e fundit ne kete bote?


Vallja e Osman Takes

Fjalen e mori Osmani i cili, pasi shau perandorine, per padrejtesite qe po bente, pasi qe i bindur per hakmarren, per te ruajtur nderin e familjes dhe te krahines, iu drejtua Kadiut: I nderuar Mexhit bej, kerkesa ime e fundit ne kete bote, eshte paksa e çuditshme. Une dua nje sufra dhe sazet e Filatit e Konispolit per te kercyer nje valle qe ne e quajme Vallja e Burrave te Konispolit, dua orkestren e Braho Salametit (te pare). Per pak minuta erdhi sufraj dhe Braho Salameti me shoket e tij. Brahua i tha: Osman Aga, çish avaz do ti bije? Osmani i thote: Dua vallen e burrave te Konispolit. Menjehere Brahua ia shkuli, nje melodi e rralle, cish te shikoje Osmanin nje valltar elegant, me pamje te rralle, burre qe kercente aq bukur, sa qe Hasan bej, me gruan e tij Xhemile Hanemin u cuan ne kembe, e cila tha: Ky eshte rrap, nuk kam pare burre si ky, i hijshem, trim, elegant, nuk kam lene vend te perandorise pa shkelur dhe nuk kam pare te tille div, te tille artist, ky eshte lindur per te jetuar, per te argetuar veten dhe ne. Xhemile Hanemi iu drejtua Mexhit beut: Gjynah te varet ky njeri dhe keta burra. Une do te ndryshoj fermanin ne Porten e Larte dhe u ngjit ne podiumin e varjes dhe kerkoi vallen te luhej perseri, ku Osmani e kerceu me me krenari dhe me virtuozitet, Vallen e Burrave te Konispolit, ku me vone, per shkak te kesaj historie, qe kjo valle i shpetoi jeten Osmanit dhe trimave te tij, mori emrin Vallja e Osman Takes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here