Mungesa edhe për vetëm disa sekonda e oksigjenit do të shkaktojë konsekuenca të paparashikuara për mbarë njerëzimin.

Nëse në Tokë do të mungojë oksigjeni qoftë edhe për vetëm pesë sekonda të gjithë ata që ndodhen në plazh do të digjen menjëherë në lëkurë, pasi që oksigjeni molekular në ajër mbron lëkurën tonë nga rrezet ultraviolet.

Qielli do të errësohej he të gjithë copat e metalit të pa trajtuar do të ngjiteshin me njëra-tjetrën. E vetmja gjë që i mban sot të mos bashkohen është një shtresë oksidimi.

Pasoja do të kishin të bënin edhe me vetë organet e njeriut, pasi që me këtë rast do të vinte deri te shpërthimi i veshit të brendshëm për shkak të humbjes së presionit të ajrit.

Çdo ndërtesë do të bëhej pluhur, ndërsa oqeanet do të avullonin, pasi që në mungesë të oksigjenit hidrogjeni ngjitet në troposferë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here