Nëse doni që smartphoni juaj të zgjasë më gjatë se dy vite, ky informacion mund të jetë i dobishëm për ju.

Zakonisht ne i lëmë telefonat gjatë natës në karikim në mënyrë që paisja të jetë 100% e ngarkuar në mëngjes.

Lajmi i keq është se pajisjet tona mbajnë veten në nivelin 100% gjatë gjithë natës duke u përpjekur të kompensojnë një shkarkesë të lehtë. Dhe kjo fillon të zvogëlojë kapacitetin e baterisë me kalimin e kohës.

Për më tepër, bateritë e litiumit nuk kërkojnë një karikim të plotë sepse tensioni i lartë e nxjerr jashtë loje baterinë.

Gjithashtu nuk këshillohet ta shfrytëzoni telefonin deri sa ta çoni 0% dhe të fiket vetë. Pra mos e shkarkoni tërësisht.

Sapo të shkojë minimumi 20% duhet të fikni internetin, të stoponi çdo aktivitet tjetër dhe të karikoni celularin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here