Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat. Ajo mund të jetë acaruese dhe lodhEse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin. Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e thatë
Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës. Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:

Astma

Urthi,

Kanceri i mushkërive,

Kjo kollë largohet me shurup.

Kolla me sekrecione
Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura. Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.

Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e fortë
Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë. Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi. Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla kronike
Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë. Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.

Shkaqet e kollës kronike janë:

Infeksion i pa trajtuar në rrugët e frymëmarrjes,

Alergjitë,

Duhani,

Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,

Sëmundje të mushkërive,

Probleme me gëlltitjen.

 
Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz. Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur:

Kolla vështirëson frymëmarrjen,

Kolla zgjat disa javë,

Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit

Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here