Në vitin 1980, fotoreporteri Mike Wells shkrepi këtë imazh të dorës së një misionari katolik, që mbante dorën e një fëmije që po vdiste urie. Është e dhimbshme ta thuash, por ajo duket sikur nuk është dorë njerëzore. Duket sikur është dora e një hapësire të huaj, një specieje të panjohur, çdo gjë tjetër mund të jetë, por vetëm si dora e një fëmije nuk ngjan. Mirëpo për fat të keq, me gjithë dëshirën tonë për ta quajtur si diçka tjetër, në fakt është dora e një qenie njerëzore…dora e një qenie njerëzore të uritur.
Fotoreporteri foli për revistën Holland Herald se në vitin 1980 ai shkoi në Afrikë për punuar mbi një fondacion të Save the Children. Ai e shkrepi këtë foto gjatë një dite të zakonshme në Ugandë, kur predikuesit e fesë po shpërndanin ushqime për njerëzit që vuanin urie. Një prej tyre shpjegoi gjithë situatën, duke u shprehur se djaloshi në fotografi ishte vetëm 4 vjeç. Ai vuante urie si gjithë të tjerët, përballej me etjen e rraskapitej sa andej-këtej për të kërkuar një copë bukë.
Në Karamoja, Ugandë, mungesat e ushqimit nisën pas thatësirës së vitit 1978 ku shkretuan bimët dhe gjithçka u përfshi nga sëmundjet. Duke mos qenë një vend me leverdi për qeverinë e Ugandës, Karamoja u la në mëshirën e fatit për dekada me radhë.Ju pëlqen!
Gjithë kjo harresë e institucioneve shkaktoi një situatë alarmante në fillim të vitit 1980. Familjet s’kishin më ushqime dhe vdekjet nga uria nisën të shtoheshin dita-ditës. Kështu, misionarë nga vende të ndryshme të botës, ngritën si të thuash një Program Botëror të Ushqimit në ndihmë të rasteve të tilla. E ja kështu, në këto rrethana u shkrep fotoja më sipër.
Mike Wells fitoi më vonë çmimin World Press Photo për shkrepjen që drithëroi gjithë botën. Ai u shpreh se i vinte turp nga vetja që bëri atë fotografi, do të donte të mos e kishte bërë kurrë, por ndonjëherë gjërat duhen bërë që të tundin botën nga themelet e t’i thonë: “Shiko ku jemi!”./Rare Historical Photos, anabel