Kur kafeja pihet në mëngjes, njeriu bëhet më alert dhe më i vëmendshëm por këto të dyja zbehen shumë shpejt pas disa orësh. Foto:Flickr
Për shumë njerëz, pirja e kafesë në mëngjes është një nevojë dhe domosdoshmëri.
Kafeja ofron energji, të hap sytë dhe në varësi të antioksidantëve mund të mbrojë edhe zemrën dhe trurin.
AgroWeb.org ka trajtuar në artikuj të ndryshëm tema si çfarë i ndodh organizmit nëse pini tre kafe në ditë.
Gjitashtu ka ndihmuar edhe lexuesit që kërkonin të dinin se çfarë i ndodh organizmit nëse hiqni dorë nga kafeja.
Kafeja Dhe Aciditeti Në Stomak
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga refluksi i acidit dhe probleme të tjera me zorrët e stomakun duhet të jenë të kujdesshëm në konsumin e kafesë.
Ata sqarojnë se kujdesi është i nevojshëm sepse kafeina nxit simptomat e refluksit dhe i përkeqëson ato.
Njerëzit që vuajnë nga aciditeti i lartë në stomak duhet të pijnë kafe me qumësht bajamesh, arre kokosi, ose shtazësh pa yndyrë.
Rritja e sasisë së kalçiumit në filxhanin e kafesë ul nivelin e aciditetit të pijes dhe e bën më të butë për stomakun.
Kur Është Koha Më e Mirë Për Të Pirë Kafe?
Studimet e shumëta mbi rolin e kafesë kanë zbuluar se koha më e përshtatshme për të pirë kafenë dhe për të përfituar në maksimum vlerat e saj nuk është mëngjesi por paraditja, në mos fillimi i pasdites.
Kur kafeja pihet në mëngjes, njeriu bëhet më alert dhe më i vëmendshëm por këto të dyja zbehen shumë shpejt pas disa orësh.
Për këtë arsye ekspertët thonë se kafeja të pihet paradite, ose 3-4 orë pas zgjimit.
Në këtë pikë të ditës trupi ka më pak hormone stresi dhe ka nevojë për energji.