Nje mëngjes, pa gdhirë mirë,
dhelpra dhe n]ë cjap me brirë,
shëtitnin tok nëpër ara;
kur gjejnë një pus përpara,
miqtë tok brenda zbrinë,
kërkuan ujë të pinë,
Kur pinë sa deshnë
ujë fort të ftohte,
dhelpra, duke kruar veshnë,
cjapit kthenet e i thotë
që të mundi ta gënjejë
qysh do të dalim këtejë?
Hipë, mik, mbi këtë gur,
ngre këmbët në këtë mur
dhe brirët përpjetë,
të ngjitem mbi kurriz tënd,
të mund të dal nga ky vënd;
edhe kur të shpëtoj vetë,
po të punosh si të thashë,
do të të nxjerr pa dyshim.>>
Thotë cjapi kokëtrashë:
«Qënkej i zgjuar dhe trim,
pasha zonë, këtë punë
kurrë s’e gjejë dot unë;
do të të kem në natyrë
për shembull e për pasqyrë.>>
Me këtë mënyrë
dhelpra jashtë dolli,
«Plastë dhia që të polli,
të rruat mjekra, —
i tha cjapit dhelpra.
Të keshe pak tru
dhe pak mend të keshe,
nukë do të jeshe.
te ky pus këtu.
Duro, paç uratë,
dhe mbeç me shëndet,
se çoku kam për të vatë
dhe puna nukë më pret,
rnënova shumë këtunë,
zorrët m’u shkundë.»
Miq, në çdo punë
mendoni funde!

/voal.ch /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here