Shkruan; Haxhi MEHMETAJ

Brenda nishës, në reliev të imët janë skalitur tri portrete më fytyra vezake, një burrë në mes dhe dy gra anash. Burri mban flokë të gjata kaçurrele. Gratë janë veshur më këmisha, stolisur më qafore të torduara dhe mbi kokë mbajnë shamia, të cilat bien lirshëm mbi supe. Për nga forma dhe zbukurimi është stelë tipike dardane. I takon shek. II/III pas Krishtit. Sipas mbishkrimit, stelën e ngriti Valens Sita për së gjalli, vetes, bashkëshortes Dede Iuncte dhe Ania Dasit. Emrat Sita, Deda, Ania dhe Dasi janë emra ilir.


Stela e varrit është gjetur e thyer në dysh, në gërmadhat e qytetit të antikitetit Siparunt (?),në afërsi të ish Fabrikës së Baterive, në periferi të Pejës, në vitin 1978. Ruhet në Muzeun Etnografik të Pejës. Stela është punuar në mermer të bardhë. Përmasat e saj janë 195 x 65 x 25cm. Për nga forma dhe zbukurimi është stelë tipike dardane. Përbehet nga frontoni, nisha dhe fusha mbishkrimore. Frontoni është zbukuruar më dy akroterë anësor të stilizuar në formë gjysmë palmetash, ndërsa në mes në formë të simbolit të përjetësisë, boçës së pishës më plinth.


Veçohet nisha në formë katërkëndëshi e hijeshuar në tri anë me motive astraglali, kurse në anën e sipërme me motiv të torduar. Brenda nishës, në reliev të imët janë skalitur tri portrete më fytyra vezake, një burrë në mes dhe dy gra anash. Burri mban flokë të gjata kaçurrele. Gratë janë veshur më këmisha, stolisur më qafore të torduara dhe mbi kokë mbajnë shamia, elemente të veshjes ilire, të cilat bien lirshëm mbi supe. Nën shami duken lidhëset e flokëve.


Fusha mbishkrimore në formë drejtkëndëshi është profiluar dhe zbukuruar anash me motivin e dy kërcejve të hardhisë së rrushit dhe gjetheve të urthit, të cilat dalin e rriten nga amfora në fund të stelës, pranë të cilës gjendet edhe një enë e rrëzuar. Kërcejtë sipëri fushës mbishkrimore përfundojnë në formë të dy spiraleve.


Në fushën mbishkrimore është shkruar mbishkrimi në nëntë rreshta : D(is) M(anibus)/ Valens /Sitae sibi/coni(ugi)/Daede Iunc/tae idemq(ue) Aniae Dasi/vivae vivus /posuit. Stela i takon shek. II/III pas Krishtit. Sipas mbishkrimit stelën e ngriti Valens Sita për së gjalli, vetes, bashkëshortes Dede Iuncte dhe Ania Dasit. Emrat Sita, Deda, Ania dhe Dasi janë emra ilir.


Stela e Pejës (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here