Kohë më parë në media është publikuar lajmi që një qen ka ecur pothuajse 100 kilometra deri në shtëpinë e tij në Missouri, ku ka jetuar me familjen.

Shkencëtarët tani kanë dhënë shpjegimin përse qentë e humbur gjithmonë disi ia arrijnë të gjejnë rrugën për në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Një studim i kryer në 27 qen te të cilin aftësitë orientuese të tyre u monitoruan nga shkencëtarët e Universitetit çek.

Ata vunë GPS dhe një aparat fotografik në qafën e qenve dhe i lanë të endeshin nëpër pyje lirshëm.

Ata zbuluan se të gjithë qentë ishin kthyer me sukses te pronarët e tyre sipas “busull-intuitës” së tyre.

Shkencëtarët besojnë se qentë janë të aftë të zbulojnë fushat magnetike dhe se ata orientohen në natyrë pikërisht për shkak të kësaj.

59% të qenve përdorin nuhatjen dhe intuitën e tyre kur lëvizin, dhe 39% gjetën rrugën e tyre duke vizualizuar mjedisin dhe duke ndjekur gjurmët.

Vetëm tetë për qind e tyre përdorën kombinimin e këtyre e metodave. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here