Sally Berry para shtatë vitesh ishte vendosur në një shtëpi në Salford të Anglisë dhe që atëherë ka nisur të punonte në hapësirën e braktisur që ndodhej prapa objektit banues.

Gjyshja 79-vjeçare ka punuar e vetme, duke kthyer moçalin në një liqe me mjellma dhe peshq, derisa tokën me barishte të këqija e lëroi dhe e mbolli me barë dhe lule.

Shumë vizitorë kërkojnë të hynë në këtë “oazë” jo vetëm për bukuritë që ka, por për historinë që e tregon nëna e tre fëmijëve dhe gjashtë nipërve.

“Të gjithë duan të dëgjojnë se si ia dola vetëm ta ktheja tokën djerrinë, në diçka që duket si Parajsë”, është shprehur Berry lidhur me rastin.

Madje, shumë piktorë kërkojnë të vendosin panelet dhe të pikturojnë peizazhet e kësaj hapësire.

Shiko Videon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here