Flokët kanë qenë gjithmonë një aspekt shumë i rëndësishëm i bukurisë dhe, nëse trajtohen, na ndihmojnë të kemi një imazh më të mirë dhe vetësiguri.
Për shumë njerëz, flokët e gjatë, të trashë dhe me shkëlqim është bërë një objektiv që duhet arritur, duke aplikuar vazhdimisht dhe duke ndryshuar trajtimet e bukurisë.
Megjithatë, ekspo.zimi i tepërt ndaj ndotjes së mjedisit, kimikateve dhe rrezet e diellit, mund t’i dëmtojë shpesh ato.
Një nga problemet më të përgjithshme të kohëve që jetojmë është humbja e tepërt e flokëve.
Natyra na siguron disa receta që kanë aftësinë për të zëvendësuar flokët, duke u dhënë atyre fuqi dhe vitalitet në një kohë të shkurtër.
Është rasti i lëngut të limonit, një përbërës i vlerësuar në gatim, në mjekësinë natyrore dhe në fushën e bukurisë.
Pse limoni na ndihmon ndaj rënies së flokëve?
Limoni është një nga agrumet të përdorura më gjerësisht në botë.
Është një burim i rëndësishëm i vitaminës C, acidit folik, vitaminës B dhe kripërave minerale të domosdoshme për të gjitha funksionet e trupit.
Ndër përdorimet e tij në kozmetikë kujtojmë se është shumë i mirë për flokët dhe se, përveç ribalancimit të pH natyral të kokës, ndihmon në frenimin e humbjes së flokëve dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës.
Zbatuar rregullisht, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zakonshme të tilla si: zbokth ose dobësimin e folikulës së flokëve.
Lëngu i limonit ofron shkëlqim në flokë dhe mban gjallë efektin e rritjes.
LËNGU I LIMONIT ËSHTË SHUMË EFEKTIV KUNDËR ZBOKTHIT DHE RËNIES SË FLOKËVE.
JU MUND T’I SHTONI EFEKTET DUKE E PËRZIERË ATË ME UJIN NGA ARRA E KOKOSIT OSE ME TË BARDHË VEZE.