Jo shumë larg në histori, Çamëria ishte një nga simbolet me të cilën identifikohej Shqipëria.
Në faqen e parë të revistës shkencore “La Nature” (numri 2209 i 29 janarit 1916), shfaqet qyteti i Pargës, një nga perlat shqiptare.
Vizatimi i Pargës është realizuar nga piktori i mirënjohur Edward Lear, i cili më parë ishte ngarkuar të pikturonte Greqinë dhe Shqipërinë për llogari të revistave të mëdha evropiane dhe britanike, sepse ende nuk njiheshin fotografët.