Disa thone se i pari i Kelmendasve ka ardhur prej Lajcit te Hotit, nga Hoti, kurse ne Hot prej Fundanes,nga fshati Lopar, Kucjanet nuk i kane lene rehat ne Lopar, e po ashtu as Hoti ne Hot, e per kete shkak ai ka kaluar ne Kelmend. Derisa ka qene ne Lopar. Ai eshte martuar me nje vajze nga Triepshi dhe ajo e ka percjedhe ne kto ikje. Ai e ka pasur emrin Amat,ndersa gruaja Bumce. Sipas disave, ai e ka pasur emrin Kelmend, sipas te cilit Kelmendasit e kan marre emrin.
A RRINTE KELMENDI PARA HOTIT?!
Sipas autorit te librit ‘’Kelmendi ne Mjegullnajen e Historise’’. Kelmendasit Nikolle Shyti, kelmendi e ka patur vendin e pare, ose sic njihet ndryshe kryet e vendit, para Hotit, ne mes tjerash ai argumenton se Prof. Lulash Nika Palushaj ne Librin ‘’ Malesia dhe Fiset e Saj’’. Thote se rreth viteve te para te shekullit te XVIII, nje hotian i quajtur Luc Gjoni me dymbelljet hotian te tjere u shquan per trimeri ne luften qe bene turqit kunder grekeve ne zonen e Morese. Per kete Veziri i Shkodres kerkon ta shperbleje Luc Gjonin. Ky i fundit i kerkoi vezirit qe Hoti te mos conte ushtar e te mos paguante taksa. Veziri pranon, por me nje kushte, qe Luca duhej t’i falte atij djalin e vet te quajtur Nike dhe te kthehej me gjithe familjen ne besimin mysliman Ky kusht pranohet. Nika merr emer te ri, Mehmet Luce Gjoni. Qe at’her kjo shtepi behet e famshme dhe i jepet titilli i nderit ‘’Prijes i te gjithe bajraqeve te Malesise se Madhe’’. Deri ne ate kohe titullin e bajrakut te pare e kishte mbajtur Kelmendi. Vasel Gilaj
Nje gojedhene tjeter, thote se i pari i Kelmendaseve ka qene nga Piperi, dhe se ka qene rrogtar tek nje kucjan. Aty ka gabuar me nje femer te nje familjeje te mire dhe ka ikur perpjetes se Cemit.
Sipas te gjitha gojedhenave te Kelmendaseve. Amati dhe gruaja e tij Bumcja, kure kane ardhur ne Kelmend, jane vendosur ne Bishtan, ne nje vend te pershtatshem mbi Grabom dhe nen Broje, ne anen e djathte te cemit. Amati aty ka pasur edhe kishen.Ky vende me pare e ka pasur emrin Bisht, por pastaj qekur jane vendosur Kelmendasit aty, e ka marr emrin Bishtan. Gjithkush e nderon kete vende si vendi me i madh dhe me i shejte ne te gjithe fisin, dhe askush nuk guxon ta uzurpoje. Tokat e tjera ne Kelmend te gjitha jane te ndara ne barqe te madha dhe ne vllazeri, ndersa ky vend eshte i pandare dhe i perbashket per te gjithe Kelmendasit. Nje gojedhene tjeter thote se Amati ka pasur shtate djem, tre kane vdekur heret, kurse kater kane mbetur gjalle dhe ata jane: Seli, Vuli, Nili dhe Bogi. Nje tjeter gojedhene thote se Amati ka pasur pese djem: Selin,Vulin, Nilin, Bogin, dhe Leken. Gojedhena te tjera thone se Kelmendi ka pasur djal Amatin, Amati Gjonin, Gjoni pese djemt qe i permendem me larte.
KELMENDI 6000 VJECAR
Kelmendi, Mali, Fisi, Bajraku apo Zona me veriore e Shqiperise ‘’Londineze’’ 1913, pa dyshim eshte nje nder trevat me te rendesishme nder shekuj dhe sot, te Malesise se Madhe dhe krejt Shqiperise Etnike. Kelmendi eshte ‘’ Muzeu ‘’ i gjadhe ku mund te lexohet pa mydyshje gjithe rruga e Autoktonise mijeravjecare, jo vetem te banoreve autokton Kelmendas , por edhe te krejt races sone, nga Iliret e mocem te Shqiptaret e sotem. Ne kete Muze te gjalle gjinden gjurme te ‘’fresketa’’ ku mund te bashkohen Qiellorja dhe toksorja, Hyjnoria dhe Njerezoria. Primitivja dhe Modernia, Humbja dhe Fitorja, Miti dhe Legjenda, Enderra dhe Realitati. Sipas shume gojdhenave si dhe fakteve e deshmive, thuhet dhe mesohet se gjurmet e jetes ne Kelmend jane se paku. 6000 vjecare, ku filluan te banojne njerezit e pare primitiv apo gjysem primitiv. Ndue Bacaj
Kure eshte vendosur Kelmendi aty, i ka gjetur disa banor te vjeter dhe nuk ka dashur t’i tregoje askujt se prej nga eshte, si e ka emrin dhe se kushe eshte babai dhe nena e tij. Pyetjes se ciles ai i eshte pergjigjur se “Babe e kam kete toke,nene e kam kete toke”. Te moshuarit e Kelmendaseve tregojne se ne kohet e vjetra, para se te vendoset Amati aty, kjo ane ka qene e banuar dhe se banoret i ka mbytur semundja e murtajes, jo me kote edhe tani perdoret shprehja kure dikushe don te mallkoje dike. Te rafte Mortaja.
Dhe se ata qe kane mbetur gjadhe jane shperngulur nga ky vende, per te mbijetuar. Disa prej tyre gjenden ne Sheun e Bardhe, te Tirana dhe te Durresi. Gjurmet e vendbanimeve te tjera gjenden edhe sote ne Selce, te kisha, ne Shkalle, prane burimit te Cemit te Selces, te cilin vende e ka zene shembja e bregut. Ne Radatine jane varret e vjetra, te mbuluara me ferra dhe me bar. Sipas te vjetres, Kelmendi e ka gjetur ketu vetem nje njeri, i cili kishte mbetur mbas Mortajes. Kelmendi e ka pervetesuar ate djale si djale te vetin dhe e ka martuar. Me vone pasardhesit e tij jane vendosur te Tirana. Disa te tjere thone se te paret e Kelmendaseve te sotem kane gjetur ketu do fare banoresh te vjeter prej Italie, te cilet i kane detyruar te zhvendosen dhe pastaj ua kane marre tokat.
KELMENDI I RRETHUAR NGA SHQIPTARET
Kelmendi sot kufizohet ne Veri – Perendim me Teritore te shtetit te Malit te Zi, qe te gjitha dikur troje dhe popullsi Shqiptare. Si Kuci, Vasojeviqi, Triepshi, Gruda, dhe Gucia. Ne lindje kufizohet me Gash e Krasniqe, ndersa ne jug me Hotin, Kastratin, dhe Shalen e Dukagjinit te Shqiperise. Perimetri i kufijeve eshte 102 km gjithsejt, nga ku 99.5 km jane kufi toksore, dhe vetem 2.5 km jane kufi lumor. Kufiri me Malin e Zi ka nje gjatesi prej 68 km ose 67 % e krejt kufive te pergjithshem te Kelmendit. Kufiri shteteror i Kelmendit ka kaluar shume peripeci, me Malin e Zi, qe nga viti 1913 e deri ne vitin 1926 kohe kure u muaren nga shteti shqiptar Tokat e Libovices e Vermoshit, deri at’her te pushtuara nga Mali i Zi. Kelmendi ka nje shtrirje Maksimale Lindje – Perendim prej 25 km, ndersa Veri – Jug prej 24 km. Siperfaqja e Kelmendit brenda kufive shteterore eshte 353 km2. Ndue Bacaj
Ndoshta ta kane qene mbetesit e banoreve te vjeter Romak, te cilet jane shuar. Ne Vukel gjendet vendi Nilaj, ku sipas gojdhenes, ka qene vendebanim i vjeter dhe ku gjate germimeve eshte hasur ne objekte shume te vjetra. Ne vendin e quajtur Kodra e Alise, gjate germimeve, eshte hasur ne shume eshtera njerezish. Seli, Vuli, Nili, Bogi dhe Leka, djemte e Amatit, kane jetuar shume gjate ne Bishtan dhe jane shumuar shume. Kure kane sunduar Turqit ne keto vise pra rreth 500 – 550 vjet me pare jane zhvendosur Selca ne Selce, Vukli, Boga, dhe Leka ne Vukel, ndersa Nili ne Nikc. Vendbanimet e tyre gjenden edhe sote tek kishat e sotme ne fshaterat e permendur. Ne Boge, ne ate kohe, kane jetuar Shkrelasit e vjeter, te cilet pasardhesit e Kelmendaseve i kane detyruar qe te zhvendosen dhe te vendoset, ne vendbanimet e tyre te reja poshte Lugines se Sheut te Thate. Me vone i emeruar me emrin Perroi i Thate. Qe do te thote se ka uje kure ka rreshje shiu. Ky perrua eshte 42 km i gjate buron ne Qafen e Terthores mbi Boge ne Kufi me Dukagjinin konkretishte me Thethin dhe derdhet ne Liqenin e Shkodres, ne Fshatin Kamice. Keshtu pase Shkrelaseve kane ardhur ne Boge pasardhesit e Bogeve ose Bogaseve te Kelmendit. Kelmendasit jane shtuar shume shpejt. Sot sipas tyre, vendas dhe te shperngulur ka 1000 shtepi, me mbi 4000 pushke. Sikurse Malazezet qe dikur jane numeruar me pushke, po ashtu edhe Malesoret numerohen me pushke. Kelmendasit ndahen ne kater barqe te medha. Selca prej Selit, Vukli prej Vuklit, Nikci prej Nilit dhe Boga prej Bogit. Te cilet nga shtesa numerike konsiderohen edhe si fise te Kelmendit.
CEMI I SELCES DHE CEMI I VUKLIT
Kelmendi pershkohet nga dy Lumej te cilet jane. Cemi i Selces dhe ai i Vuklit, bashkimi i te cileve formon Lumin e njohur te Cemit te Kelmendit. Me gjatesi prej 62 km, ku Kelmendin e pershkojne 30.8 km. Sasia e ujit eshte 26 m3 per sekond, nje here ne 100 vjet thuhet se shkon deri ne 300 m3 per sekond Cemi i Vuklit ka nje gjatesi 17. km, ndersa Cemi i Selces 22.5 km. Lumi i Vermoshit ka nje gjatesi prej 20.7 km. Kelmendi ka edhe Liqene malore ku me te rendesishmit jane Liqenet e Jezerces. Por ka edhe te tjere te vegjel, si Liqeni i Pecakeqit, i Smutiroges, i Mojanit dhe Seferces, e tjer. Dikur neper kelmend ka qene nje rruge kembesore, si dhe kafshesh qe e ka lidhe me Podgoricen, Medunin dhe Prizerenin.Kelmendi ka keto largesi me disa qytete si me Koplikun qender e Malesise se Madhe 41 km, me Shkodren 58 km, dhe me Podgoricen 52 km. Distanca dhogaritet nga qendera e Kelmendit qe eshte Tamara.
Selca ka 12 mehalle ose vllazeri. Nikmartinaj, Bujaj, Mernacaj, Dedkolaj, Vushmacaj, Nikgjonaj, Radatinaj, Rexhaj, Vuktilaj, Vrataj, Gjonaj (Gjonoviq) dhe Lelcaj. Nente vllazerit e para jane pasardhesit e drejtperdrejte te Selces dhe quhen me nje emer te perbashket. Rabjen, Radatinaj, dhe Rexhaj martohen mese veti dhe me vllazeri te tjera, por jo edhe me shtate vllazeri te tjera. Kjo sjedh ne supozimin se pasardhesit e Selces jane prej tri degeve. Lelcajt mbajne prejardhjen prej nje femre, pasardhese e Seles. Nje nuse prej pasardheseve te Seles kishte qene e martuar para 250 vjeteve ne shekullar, ku e ka pasur nje djalin, kure ka mbetur vejushe, eshte kthyer ne gjini, duke marre me vete edhe djalin, nga i cili eshte vllazeria Lelcaj.Vrataj dhe Gjonaj jane pasardhesit e Lekes, te djalit te peste te Amatit. Leka afert i vellait Vul, nga Vukli, eshte vendosur dhe zhvendosur, sikur thone Kelmendasit, ne Piper, prej nga sipas nje Gojdhene, ka qene baba i tij Amata. Djali i Lekes, meqe babai i kishte ikur, zhvendoset prej Vuklit ne Selce dhe prej tij e mbajne prejardhjen vellazerit ne Selce. Vrata dhe Gjonajt, Vrata dhe Gjonajt u takojne Selcaseve dhe flamurit te Selces, pore sa here qe keqesohen me Selcas, kerkojne ndihmen e Vuklit dhe keta ua japin.
KELMENDI ME VETEM 3000 BANOR
Ne fillim te viteve 1990. Kelmendi se bashku me Bogen, qe eshte ne njesin Administrative te Shkrelit per shkak te largesise qe ka me Kelmendin, ka patur 7000 banor,te cilet kane banuar ne 9 fshatera qe jane. Selca, Broja, Tamara, Vukli, Kozhnja, Nikci, Lepusha, Vermoshi dhe Boga. Ndersa tani per shkak te emigracionit numeron rreth 3000 banor e ndoshta edhe me pak. Qe do te thote se mungojne 60 % e banoreve shumica te larguar jashte vendit, pore nuk mungojne edhe ata qe jane vendosur ne zonat fushore brenda vendit. Ne vitin 1635 gjindet e shkruar se Kelmendi kishte 300 shtepi dhe 3200 banore.
Ne vitin 1909 ose rreth 100 vite me pare rezulton se Kelmendi ka patur 750 shtepi dhe 4700 banor. Kjo per shkak edhe te lufterave te shumta te zhvilluara her pas here, si dhe largimit te banoreve nga vendlindja. “Zani i Malsise’’
Vukli ndahet ne kater mehalle. Vuksandedaj, Cekaj, Anas, dhe Gjecaj. Nikci ka tri mehalle. Vukdedaj, Gildedaj, dhe Delaj.Vellazerit e Vuklit nuk martohen mese veti, po ashtu as Nikci.Edhe njeri edhe tjetri martohen me vellazeri te tjera te Kelmendit. Selca ka nje bajraktar dhe kater vojvode, Vukli ka nje bajraktar dhe te vojvode , Nikci nje bajraktar dhe tre vojvode dhe Boga nje bajraktar dhe dy vojvode. Per Leken thone se eshte shperngulur ne Piper, por ne Kelmend nuk dihet asgje per te. Ne Cekline eshte nje gojedhene qe thote se malesoret te cilet jane 600 shtepi, kane prejadhjen prej njefare Leke, i cili ka qene prej Kelmendit dhe eshte vendosur me heret ne Piper, pastaj aty eshte martuar me nje vejushe dhe eshte zhvendosur ne Cekline, gojedhenat e Ceklines jane te ngjashme me kete te Kelmendaseve dhe me siguri malesoret e Ceklines kane prejardhjen prej Lekes, djalit te Amatit. Ne Kelmend nuk dihet pse Leka e ka lene djalin dhe ka shkuar ne Piper. Mendohet te kete ndikuar ndonje arsye e madhe, ndoshta edhe kercenimi me jete. Ne Piper Leka eshte martuar me nje vejushe c’ tregon se nuk ka qene djal i pamartuar por vejan. Sipas kesaj gojdhene, kinse Leka eshte zhvendosur ne Piper, del se Kelmendi ka qene prej Piperit, sepse Leka ne kete menyre ka kerkuar strehim ne farefisin e afert. Leka e ka festuar Shen Nikollen me 6 Dhjetor. Dhe e feston edhe sote i tere farefisi i tij. Te njejten feste e kane pasut te gjithe Kelmendasit. Vendosja e Kelmendaseve ne Kelmende eshte e hershme, ndoshta me e hershme se ajo e te pareve te Hotit, dhe te Grudes e tjer. Duke studiuar brezat e disa vellazerive, arrihet ne perfundimin se Kelmendasit jane vendosur para 500 vjeteve.
KELMENDI I 13 VOJVODEVE DHE 4 BAJRAKTAREVE
Kelmendi se fisi me i madhe ka patur 13 vojvode. Dhe konkretishte ne Selce-4, ne Vukel-4, ne Nikc-3 dhe ne Boge- 4. Ne Selce shtepi Vojvodesh jane Nikmartinajt dhe Bujajt. Dikur edhe vellazeria Macaj e ka patur Vojvoden. Ne Vukel shumica e shtepive te Vojvodeve jane prej Vuksandedajve, kurse ne Nikc prej Gildedajve. Njeri prej Vojvodeve te Nikcit eshte edhe prej shtepis se Myslimanizuar Vukdedaj. Ne Boge, bajraktar ka qene Nike Prela para tij ka qene Prel Toma, Ton Vuksani e tjer. Te cilit paria e vendit ia ka marre bajrakun dhe ia ka dhene nje kusheririt te tij, sepse Nike Prela nuk ka qene trim i madh dhe njerezit jane frigesuar se mos po korit veten dhe fisin, prandaj e kane nderruar. Ky eshte rasti i pare e ndoshta edhe i vetem ne Malesin e Madhe qe dikujt ia kane marre bajrakun. Regulli ka qen, qe askujt deri sa te jet gjadhe te mos i merret bajraku. Sa u takon Bajraktareve seicili fise, pra te kater fiset e kelmendit kane patur nga nje bajraktar, ose kater gjithsejt. “Zani i Malsise’’
Kelmendasit jane shtuar shume shpejt dhe hapesira e vendit te tyre nuk u ka mjaftuar. Daljet e Cemit jane shume te vogla per vendebanime te medha. Kelmendasit kane mbetur te lidhur per kete vende vetem per shkak te hapsires se abajeshkeve te Medha, pasi kullosat ua kane kompensuar te gjitha mangesit e tjera. Sa here qe Kelmendaseve u ka ardhur puna ngushte, e kjo ka ndollur sa here qe zeja e tyre blegtorale eshte rritur, kane kerkuar zgjerim dhe dalje teposhtes se Cemit, neper Fushe te Zetes, ku ka pasut kullosa te mira per dimerim, por kure atje kane hasur ne rezistence me te forte te Hotit, te Grudes, te Triepshit dhe te Kucit, athere jane leshuar grykave te Sheut te Bardhe, neper Vermosh, ne Guci dhe ne rrethine. Kelmendasit jane vendosur ne Guci dhe perreth lumit Lim, deri ne Peshter dhe Sjenice, Bosnje dhe Shumadi, keshtu qe ata kishin pervetesuar shume vende te mira, duke u bere zote te lugines se Limit. Por mr vone, meqenese Kelmendasit sipas autorit ishin sjedhe keq te cileve ua kishin marre tokat, qe dihet se kane qene Ilire. Kelmendasit hasen ne kundershti te madhe ne keto vendbanime nga banoret qe gjeten atje, Po ashtu Kelmendasit kane hasur ne rezistence te forte edhe nga Myslimanet e Plaves, te komandanti i Pejes Mahmut beu dhe te Vasojeviqte. Keshtu mbas 50 vjeteve qe kishin banuar ne luginen e Limit, ishin detyruar te terhiqen prapa ne bjeshket e tyre. Prej athere ne kete lugine kane mbetur disa vendbanime te Kelmendaseve. Vuthajt, Martinajt, Nokshiqi, Rugova e tjer. Kjo dyndje e Kelmendaseve ne Plave, ne Guci dhe ne Luginen e Limit e ka zvogluar goxha shume popullaten ne Kelmend sepse nje pjes e madhe e tyre ka mbetur ne ato vende te zaptuara.
NIKCI BAJRAKU I PARE I KELMENDIT
Bajraku i pare i Kelmendaseve ka qene Nikci.Thone se bajrakun e pare Kelmendaseve ua ka dhene sulltani. Kur Kelmendasit jane shtuar dhe ndare ne kater dege Veziri i Shkodres, Mustaf Pashe Bushatliu u ka dhene seicilit nga nje bajraktar. Duke dashur qe ta kete mbeshtetjen e ketij fisi te madhe. Mesohet se Nikcjaneve ose Nikcit , bajraku ose vendi i pare u eshte dhene edhe per shkak te Myslimanizimit te disave prej tyre aso kohe. Nikcjanet kane qene pakic dhe nuk kane guxuar ase qe te ndahen prej fisit te tyre, sepse ne ate rast do te humbnin dhe nuk do te llogarisnin me se Kelmendasit e tjere, do tu ndihmonin ose do tu shkonin mrapa. Kjo i ka detyruar qe bajrakun t’ua leshojne Selcasve si Vellazeria me e madhe e fisit. Gjate ketit dorezimi te bajrakut nuk ka ndollur kurrfare mosmarrveshjeje. “Malsori”
Deshire e madhe e Kelmendaseve te asaj kohe ka qene zgjerimi i hapsirave te tokave te tyre, edhe pse ne dem te fiseve te tjera. Duke pasur jo pak suksese diku me presion, diku me grabitje e deri edhe me lufte. Supozohet se ne ate kohe ne Bjeshket e Nemuna sqarim i perkthyesit ka pasur shume bjeshke te cilat nuk i ka shfrytezuar askushe shume prej tyre kane qene large Gucise, madje as siguria nuk ka qene e garantuar. Per bjeshke jane pyetur Veziret e Shkodres, si dhe komandantet e Plaves dhe Gucise, prandaj edhe ata kane mundur ti shfrytezojne lirshem keto bjeshke. Ne ate kohe Veziret e Shkodres kane shitur shume bjeshke ose ia kane falur dikujt disa prej tyre, te cilat pastaj keta i kane ruajtur per vete ose i kane shitur perseri. Flitet se Vuksandedajt e kane blere bjeshken e Stocices prej Ali pashe Gucise. Dhe se seicila shtepi ka dhene nga 20 oke kripe demshperblim. Sipas fjaleve te Kelmendaseve,bjeshka e Brades dikur ka qene e Kelmendit, por ua ka uzurpuar Veziri i Shkodres prej athere quhet Brada e Vezirit. Veziret e Shkodres e kane pasur zakon qe nga njerez, vellazeri dhe fise te konfiskojne prona, zona te tera fusha te gjera dhe kodra me bar prane detit dhe ne nen Shkoder.
KELMENDI I DY PAPEVE
Kelmendi eshte afruar, prane besimit Kristian qe me predikimet e para ne Iliri te Shen Palit, viti 58 pas lindjes se Krishtit. Dhe kjo vertetohet nga Emri i Papes se trete, zevendesi i trete i Shen Pjetrit me emertimin Papa Klementi I – re, i cili ishte Pape ne vitet 90 deri ne 101 pas lindjes se Krishtit. Madje ky Zevendes i Shen Pjetrit u martirizua duke predikuar, Fjalen e Jezu Krishtit nder pagane. Eshte pikerisht ky shenjetor qe nga banoret e Kelmendit u mbajte si mbrojtes i fisit te Kelmendit. Dhe ne vijim traditave kristiane per shenjetoret, Kelmendasit shejtit te tyre Shen Klementit i kushtuan qe i luteshin ne kishat e tyre. Ne funde te shek. I – re dhe fillimit te shekullit te II – te fillon te degjohet per here te pare edhe emri Klementi qe i afrohet trajtes se mevoneshme Kelmendi. Keto mesemiri i verteton egzistenca e Keshtjedhes e quajtur Klementina qe gjendet ne Vuklin e Kelmendit. Papa i dyte dhe qe edhe ai eshte nga Kelmendi eshte Papa Klementi i XI – te, familja e tij eshte larguar na Kelmendi ne vitet 1497, kohe kur Turqit Pushtuan Kelmendin. Ne krye te kishes Katolike ka qendruar, nga viti 1700 deri ne vitin 1721. Emri me te cili u pagezua kur limdi ky Pape ishte Gjon Francesk Albani. Ai do te mbetet pergjithmon ne kujtesen historike te Shqiptareve, per organizimin e Kuvendit te Arberit ne vitin 1703, permes te derguarit te tij. Vicens Zmajevik. Ndue Bacaj
Kjo eshte u eshte hakmarre, sepse ne funde kane mbetur te vetmuar dhe kane pesuar disfate ne ballafaqimet luftarake me forcat otomane turke te sulltanit. Seicili farefis i Kelmendaseve eshte zgjeruar ne anen e vet dhe seicili e ka shtyre kufirin, duke filluar me se pari me bjeshke. Selcasit kane perfituar me se shumti dhe jane ndare te kenaqur. Ata gjate ndeshjeve me Kucjanet ishe Shqiptare por te Malazezizuar ne fe dhe atdhe c’ka autori nuk e thote. Kane pasur shume mosmarrveshje, nga te cilat kane perfituar se ua kane marre bjeshket si Jezhidolin dhe Gropen e Mojanit. Nuk besohet se keto bjeshke kane qene ndonjeher te Kucit, por Kucasit munde ti kene Kullotur bagetin ne to.Ne Morace tregojne se dikur Moracanet i kane pasur bjeshket e veta ne Kome, ne te cilat i kane kullotur delet. Kelmendasit per shkak te ketyre bjeshkeve kane luftuar kunder Moracoreve. Nje gojedhen tjeter thote se dikur Kelmendasit i kane pasur bjeshket deri ne Orahova dhe Kuci. Por me vone i ka detyruar Kelmendasit te terhiqen deri te kufiri i sotem i Kelmendit. Ne Kelmend thone se Kucjanet ne kohet e vjetra jane vrare mes veti dhe se ne ate lufte jane dobsuar e paksuar aq shume sa Kelmendi ua ka marre te gjitha bjeshket. Vetem kur Kucjanet jane pajtuar mes veti, Kelmendasit jane terhequr.
TESHTE BOGA
“Teshte Boga ‘’. Kete shprehje, e cila sipas gojdhenes eshte shume e hershme, e has dhe e degjon jo vetem ne Boge, por pothuajse ne te gjithe Malsine e Madhe . Dhe posacerisht kur banoret e tjer, jo te Boges, takojne nje Bogian ne rruge apo kudo tjeter, duke u perpjekur,qe ai ose ajo, ti flas Bogianit, ose ta pershendes me perpara me argumentin se nese Bogiani te flet i pari. E gjithe dita nuk do te jet e mire ose sic shprehen Malsort, do te prihet mbrapsht, vecanarishte kjo ndoll deri ne oren 12 te mezdites.
Ku jo pak malsor, e shikojne oren kure perpara tyre del nje Bogian.
Po si eshte e verteta dhe nga ka ardhur e buruar kjo shprehje, e cila eshte trashiguar dhe perdoret edhe ne ditet tona. Ne kohen e principatave Serbe, kur Serbet her pas here sulmonin trevat e Malsise se Madhe, e se bashku me to edhe Bogen, perpara se te vinte ushtria Serbe, ata pritnin ose sharroni n lisat e gjate
te drurit te Ahut, duke i lane vetem sa mos te rrezoheshin, kur vinin Serbet. Bogianet rrezonin lisat e gjate e te medhenj duke i hellur mbi trupat e ushtareve Serbe, duke mos e kuptuar se c’ fare po ndollte dhe te habitur nga ngjarja Serbet filluan qe ti thonin njeri – tjetrit, se ne kte vend mos te cofte zoti. Koherat kalonin dhe Serbet duke e treguar kte ngjarje, u formua shprehja ‘’ Teshte Boga ‘’. Vasel Gilaj
Kelmendasit kane mbajtur ndonjeher miqesi me Kucasit. Sa here qe turqit kane sulmuar Kucin apo Kelmendin, ata jane bashkuar per t’u mbrojtur. Keto dy fise e kane pasur fjalen kryesore midis fiseve malazeze dhe te malesise se madhe, ndersa fiset e tjera kane qenderuar prane tyre.Kujtojme ketu edhe pse aotori Malazias nuk e pranon se ne vitin 1700 per te mos u konvertuar ne besimin Mysliman se 400 familje Kucase qe te gjithe Shqiptare, jane kthyer nga besimi katolik ne ate ortodoks, sqarim i perkthyesit. Kure turqit e kishin sulmuar nje here Kucin, 40 Kelmendas u kishin shkuar ne ndihme Kucjaneve – Shqiptare dhe turqit e kane humbur luften. Keshtu Vermoshi u ka mbetur Kelmendaseve. Ne kohen kure Kucjanet kishin ikur ne Llutove dhe ne Rovc, Veziri i kishte zaptuar disa bjeshke te Kucit si Mojanin dhe Smutirogen.dhe ua kishte dhene Kelmendaseve kullosat me pagese. Kelmendasit per kullose, cdo vit i kane paguar Vezirit per 25 dele nga nje qengj, per 50 dele nje rrunxak,kurse per 100 dele nje dele tri vjece, kete e kane bere derisa veziri ka qene ne Shkoder, Ne kete menyre Kelmendasit e kane pasur deren hapur kah Plava,Gucia dhe Lugina e Limit.
KELMENDI SHTRIHEJ NGA PEJA NE KOTORR
Prof. Cabej ne njesin enciklopedike per Kelmendin ne vitin 1942, shkruan se ‘’Kelmendi, fis i Shqiperise Veriore perbehet nga kater bajraqe. Selca, Vukli, Boga dhe Nikci (Nikolla) i vogli, tre te paret Katolik dhe ky i fundit i Islamizuar. Sipas tradites se fisit, themeluesi i ketij fisi quhet Klemens ose Klemenco. Ky kishte shtate djem prej te cileve rrjedhin perkatesisht, Selca, Vukli, Nikshi, Vuthaj, Martinoviq, Bukova, e Dukagjinit dhe Liapi i Kosoves. Edhe familja e Dragajve ne Mitrovice eshte e vetedijeshme qe e ka prejardhjen Klementinase. Po ashtu rrjedhe Kelmendi ka edhe popullsia e Rugoves ne nahijen e Pejes. Duke iu referuar ketij konstatimi te Hahnit,studiuesi Z. Neziri thekson se Rugova eshte zone e thelle malore ne Alpet Shqiptare. Dhe i takon krahines se gjere te Kelmendit, qe shtrihej nga Peja e deri ne Kotorr, ne shekullin e XVII. Prof.Dok. Begzad Baliu
Kelmendasit e kane shfrytezuar menjeher kete mundesi. Kelmendasit jene blegtoret me te medhenj ne Bjeshke te Nemuna. Mbas terheqjes se Kelmendaseve nga lugina e Limit dhe riatdhesimit ne vendlinjen e tyre te ngushte shume Kelmendas kane zbrutur me bagtite e tyre fillimisht ne Dukagjin, e me pase deri edhe ne Gjakove, ne Bregdetin Adriatik, ne Ulqin e deri ne Durres. Keto levizje te Kelmendaseve, kane filluar para rrethe 200 – 250 vjeteve dhe vazhdojne edhe tani. Kelmendasit ne bregdet kane gjetur toka te bollshme dhe livadhe. Kelmendasit qe zbrisnin dimrit ne bregdet veres ngjiteshin me bageti ne bjeshket e tyre. Ne rrethin e Gjakoves ka vendbanime qe jane krijuar prej Kelmendaseve te ardhur. Vendebanime te Kelmendaseve ne bregdet jane ne Ishem, Breg te Matit, Fushe Kuqe, Gurz, Velipoje ne disa zona te nen Shkodres, Shtoj e tjere. Kelmendas te shperngulur me rreth 300 shtepi ka edhe ne Hungari per keto shperngulje gojedhena thote. Turqit sipas disave Arabet, kure e kishin okupuar Bosnjen, Zullumi kishte filluar edhe ne Peje,Plave dhe rretnine por presioni me i madhe ishe bere ne Kelmend, keshtu qe shume Kelmendas kishin filluar te shperngulen. Ardhja e Kelmendaseve te pare ne rrafshin Hungarez ka ndollur pikerishte athere. Pjesa tjeter e Kelmendaseve qe kishte mbetur ishte fshehur rrethe Cemit, neper shpella, ku kishimn mbijetuar duke ngrene arra te lisit. Dhe ne vend te kripes, kane perdorur levozhgen e brendeshme te frasherit. Kure jane terhequr Turqit (gjegjesisht arabet) prej ketyre viseve shume kelmendas jane kthyer ne shtepit e tyre.
SHPELLA E FRATIT
Ne vitet e veshtira te pushtimit Otoman shpesh Kishat rrenoheshin apo ndaloheshin, ku Fretnit detyroheshin te predikonin fene Katolike neper Shpella apo vende te fshehta. Sa per Ilustrim mund te permendet vendi i emertuar nga banoret vendas, me emrin. Shpella e Fratit dhe qe ndollet ne Kozhnje. Aty thuhet se e predikoi fene e krishtere nje Frate gjate sundimit Turk. Gjithsesi periulla me e veshtire per Kelmendasit, ashtu si per te gjithe Shqiptaret, ishte periulla e pushtimit te gjate Otoman. Binomi Fe e Atdhe ishte altari qe e mbante gjadhe kete treve Katolike. Deri ne funde te pushtimit Turk e tjer, pushtues qe erdhen me pase. Ne vitin 1912 sipas te dhenave ishin Myslimanizuar 3% e banoreve te krejt Kelmendit, ndersa nga Vellazerit Nikci ishte Myslimanizuar me shume me rreth 10% te banoreve. Por qe gjithsesi e ruanin dhe e rujne edhe sot harmonin e vllazerin, pa asnje ndasi ne gezime, hillerime apo kushtrime. Vasel Gilaj
Edhe ne Kelmend eshte gojedhena per eren shtatvjecare te veriut, e cila ka shkaktuar aq dem dhe uri, sa njerezit jane detyruar serish te shperngulen. Me ate rast nje pjese e Kelmendaseve eshte vendosur ne Budva. Ku pasardhesit e tyre jetojne edhe sot, kjo ka ndollur para 270 vitesh. Disa prej ketyre Kelmendaseve, te anes se Budves, kane ardhur para 20 vjeteve ne Kelmend dhe i kane ftuar keta te vendit per te shkuar atje. Njefare Pak Nika, me tre djem, prej Selces eshte zhvendosur moti per shkak te nje vraseje dhe eshte vendosur ne Rehove.Dy djemt e tij, kur jane rritur, jane martuar me dy vajza nga Kuci dhe kane mbetur ne Rehove, ndersa I treti eshte martuar me nje katolike dhe ka mbetur ne Kogjim ne Kuc. Dy vellezerit e pare konvertohen ne fene ortodokse dhe prej tyre tani jane Pajoviqte dhe Nikiqte, ndersa i treti nuk e nderron fene e vet katolike dhe se prej tij tani jane Nuculoviqte. Dikur jane pajtuar me Selcas por nuk kane dashur te kthehen me ne vendelindje, dikur ishin ngaterruar Kucasit me Kelmendas ne korita te Hotit dhe Kucjanet kishin zene rober dy Kelmendas. Kucjaneve u kishte ardhur keq pse Nikiqte dhe Pejoviqte kishin mbajtur gjithmone lidhje farefisnore dhe miqesore me Kelmendasit. Me te cilet Kuci ka qene i armiqsuar. Kucjanet per ta kthyer miqesine ne armiqesi, e detyrojne nje burre te njohur te Nikiqeve qe tua pres kokat dy kelmendaseve te zene rober.
BJESHKET E KELMENDIT
Bjeshket e Seferces jane ne skajin me verior te Kelmendit e Shqiperise ‘’ Londineze’’. Siperfaqja e ketyre Bjeshkeve eshte rreth 27 km2 dhe me nje lartesi qe i kalon 1600 metra mbi nivelin e Detit si mesatare. Kjo bjeshke perbehet nga Kurrizet Malore, Zhihove, marlules, dhe Lugu I Harushes. Bjeshket e Nemuna, si nje nder bjeshket me te njohura ne Shqiperi e me gjere. Me keto Bjeshk lidhen Legjenda e Trimeri, vecanarisht ato te Kreshnikeve. Lartesia e majava te bjeshkeve te Nemuna eshte me e larta ne Shqiperi. Pasi jane dhjetra maja qe e kalojne lartesin 2000 deri ne 2500 m mbi nivelin e detit. Vlen te theksohet se ne Bjeshket e Namuna ndodhet blloku i Jezerces qe njihet si ‘’Catia’’ e Alpeve Shqiptare, madje vete Maja qender e Jezerces ka lartesin 2692.1 metra mbi nivelin e Detit. Kelmendi ka edhe bjeshk te tjera, poer edhe lugina te mrekullueshme, ku luginat me ne ze jane Luginae Vermoshit.dhe Lugina e Cemit. E tjer. Kole Progni
Nikiqi e kishte bere ate masaker kunder deshires se vet, qe te mos bier fare ne dyshim ne te, dhe kure e ka pyrtur ndonje njeri “ K eke prere” ai eshe pergjigjur “Vellane dhe djalin”. Ai e ka ditur se kete do tua paguaj Kelmendaseve. Ashtu edhe kishte ndollur. Njehere, kur njerezit e tij kishin qene duke qethur delet ne te njejtin vend ku ai kishte prere dy Kelmendas, u kishin rene befasisht Kelmendasit dhe ia kishin prere Nikiqit vellane edhe djalin.Jovan Erdelenoviq, ka shenuar se Nikiqte dhe Pejoviqte prej Kastrati jane vemdosur se pari ne Selce dhe me vone prej aty kane shkuar ne Kuc. Kucjanet dhe Kelmendasit dikur jane ftuar ne gazmende te “kuleceve dhe te vajzave”, pra ne dasma por kane shkuar edhe neper festa. Kjo miqesi ndoshta ishte per shkak te Nikiqeve dhe Pejoviqeve. Kjo nuk i ka konvenuar pushtetit turk ne Shkoder, prandaj i fut ne ngaterrese per shkak te mezhdave te bjeshkeve rreth te cilave jane zene deri tash vone.Turqit pastaj, menduan se nuk do te pajtohen lehte keto dy fise te medha e te forta e as qe do te kete me aksione te tyre te perbashketa kunder turqeve.Kalugjeroviqte e Zetes kane prejardhjen prej Kelmendit dhe dhe ndahen ne Balijash, Rakoviq, Mijatoviq dhe Beloviq.
KELMENDI PARA 100 VITEVE
Ne Selce jane fshaterat. Selca me 25 shtepi, Dobrija me 7, Pojata me 8, Pashkalla me 7, Osoja me 6, Mreku me 18, Jasenova me 15, Oshtriqi me 2, Javori me 5, Gropa e Zeze me 4, Vana me 4 dhe vermoshi me 43 shtepi. Qe do te thote se Selca ka 144 shtepi. Dhe ndahet ne Mahallet. Vrate, Gjonaj, Radetine, Pepaj dhe Gobaje.
Vukli. Ka 121 shtepi, kurse Nikci 83. Vuklit i takojne fshaterat Kozhnja me 6 shtepi, Grabomi me 6 dhe Eltoshi me 5 shtepi. Fshati Vukel ndahet ne Vuksandedaj,Cekaj, Anas dhe Gjec. Nikcit i takojne fshaterat. Broja, Pahovica, Kalca, dhe Tamara. Fshati Nikc ndahet ne mahallet Vukdedaj, Gildedaj dhe Delaj. Nikci ka Kishen dhe Xhamin e vet. Aty jane 6 shtepi te fese myslimane. Boga numeron reth 40 shtepi dhe ndahet ne dy, fshatera kryesore e ne shume raste edhe si mahalle qe jane Precaj dhe Kolaj. Precajt jane kryesore, pasi prej tyre eshte Bajraktari, dhe se ne Precaj ndodhet edhe Kisha e Shen Mehillit. Sa i takon numerit te Banoreve Kelmendi para 100 viteve ka patur keta banor. Selca me Vermoshin 970 banor, Vukli 736, Nikci 651, ndersa Boga 350 fryme banoresh. Gjithsejt 2707 banore afersishte aqe, sa Kelmendi ka edhe tani kure jemi ne vitin 2018. “Malsori”
Te gjithe Kallugjoreviqte kane 45 shtepi dhe festojne Shen – Petkun. Peraciqte ne Godinje, Merkoviqte dhe Peshtoviqte jane Kelmendas dhe festojne Shen Nikollen (6.XII )si dhe Kelmendasit e vjeter.Debanoviqte, Peroviqte dhe Pepoviqte nga Selca ne Cernice, jane nga Kelmendet. Kelmendasit e vendosur ne Krahinen e Plaves e Gucise, ne Peshter, ne rrethine e Gjakoves, ne Kraje dhe ne Anamal kane kaluar ne fene islame. Ne kete i ka detyruar pushteti turk, nen sundimin e te cilit kane qene. Por me nderrimin e fese nuk kan nderruar dashurin per vendin e tyre. Ata kane ruajtur shume doke dhe zakone fetare te cilat i kane trasheguar prej paraardheseve te tyre katolik. Kelmendasit e shperngulur ne bregdet kane ruajtur fene katolike dhe gjithmone kane mbajtur lidhje me vendelinjen e tyre. Kelmendasit e tjere ne vendelindje jane katolike, me perjashtin te 9 familjeve ne Nikc qe jane myslimane. Delajt 6 dhe Gildelaj 3 shtepi. I pari qe eshte konvertuar ne myslimane eshte Dela, nga familja Hamza, nga Shkodra, ne kohen e vezirit te shkodres. Veziri kishte bindur Delen per te kaluar ne fene myslimane, duke e bere edhe bajraktar, menyre kjo e zgjedhur me qellim per te pasur ndikim me te madh te Nikcasit dhe te Kelmendasit e tjere. Por nuk ia kishte arritur qellimit. Kelmendasit, jo vetem qe shtrihen ne hapsiren me te madhe te Bjeshkeve te Nemuna por ata edhe jane shperngulur me shume se cdo fise tjeter i malesoreve. Ata ne vendin e vete numerojne mezi 350 shtepi, ndersa te emigruar dhe te shperndare ka gjithkunde, prej Detit Adriatik e deri te lumenjte Save dhe Danub, si edhe prej Llovqenit e deri te Gjakova,Prizereni,Durresi, dhe Tirana mbi 4000 shtepi.
Marre nga libri Malesia (1914 – 1923)
Me autor Andrija Joviqeviq
Perktyer nga Idriz Ulaj