Kabllogram i procesverbalit të bisedës së ambasadorit të BRSS në RPSH, L. I. Krilov*, me Sekretarin e Parë të KQ të PPSH Enver Hoxha, rreth raporteve shqiptare-jugosllave

9 korrik 1956
Sekret
Kopja nr. 1
Sekretari i Parë i KQ të PPSH, shoku Enver Hoxha më ftoi sot në shtëpi, dhe më bëri të ditur se kishte dëshirë të konsultohej me mua për ndërtimin e raporteve me Jugosllavinë. Enver Hoxha pohoi se problemi ka të bëjë me faktin se legata jugosllave në Tiranë, ashtu si edhe më parë, vazhdon të punojë kundër linjës që ndjekin KQ i PPSH dhe qeveria shqiptare. Nëpunësit e legatës jugosllave vijojnë të mbajnë lidhje të qëndrueshme me shtetas shqiptarë, në veçanti me gjithfarë elementësh pa karakter të fortë. Sa herë që u paraqitet rasti ata orvaten të mbjellin dyshime ndaj vijës sonë të drejtë dhe të fyejnë me të gjitha mjetet udhëheqjen, KQ-në dhe qeverinë e Shqipërisë, me pretekstin se gjoja [shqiptarët] nuk aspirojnë për një miqësi të vërtetë me Jugosllavinë. Po ashtu legata jugosllave biseda të tilla bën me të gjithë shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për viza jugosllave. Janë vërejtur momente të shumta, kur nëpunës të legatës, pas akordimit të vizave u vinin në shtëpi këtyre shtetasve duke vijuar me punën e nisur agjenturore.
“PARTY”
Ditët e fundit legata jugosllave…
– Më shumë gjasa, Evropa Lindore sërish po kthehet me fytyrë nga idetë e drejtësisë sociale. Natyrisht, jo në atë trajtë primitive-romantike, që ishte mjaft popullore 50 vjet më parë. Social-demokratët e sotëm evropiane duhet, në qoftë se dëshirojnë të rrisin peshën e tyre në politikën evropiane, të ruhen nga “vallëzimi” i tepruar majtas (Vijon nga faqja 9)
organizoi një mbrëmje, në të cilën merrnin pjesë shtetas shqiptarë me origjinë jugosllave, ku u ftuan edhe shqiptarë që i kanë gratë jugosllave. Mes të tjerëve ishte ftuar edhe gjenerali ynë Dino Marko [transliterim i gabuar, duhet të bëhet fjalë për Gjin Markun (1920-1986), i martuar në vitin 1944 me partizanen serbe-malazeze Natali Virioviç], që punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky [Gjin Marku] më vonë më tregoi se në këtë festë, përveç dollive që u ngritën për miqësinë, në biseda e sipër [jugosllavët] bënin fajtore palën shqiptare e cila nuk donte forcimin e kësaj miqësie. Pjesa dërrmuese e shokëve shqiptarë, pohon Enver Hoxha, njoftojnë menjëherë institucionet shqiptare rreth atyre gjërave që u ishin thënë në biseda, duke hamendësuar me këtë rast se si mund të mbajnë një qëndrim të tillë shokët jugosllavë. Por ka njerëz që bien pre e këtyre bisedave dhe orvaten të gjejnë strehë në legatën jugosllave. Detyrohemi, deklaron Enver Hoxha, që këta persona t’i vëmë para përgjegjësisë, por me sa duket këtë gjë dëshirojnë ta bëjnë edhe nëpunësit e legatës jugosllave, duke synuar që më vonë t’i përdorin këto fakte kundër nesh.
TRANSITI
Legata jugosllave ka ngritur problemin e hapjes së një agjencie të tyre detare në Durrës, me sebepin se një pjesë e madhe e ngarkesave me mallra hungarezë, polakë e çekë mendohet se do të dërgohen tashmë në Durrës nëpërmjet portit jugosllav të Rjekës. Por edhe Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Rumania, që bëjnë tregti me Shqipërinë duke qarkulluar një volum të madh mallrash nëpërmjet Durrësit, nuk kanë agjenci në këtë qytet. Dihet, se kjo drejtohet kundër nesh, thotë Enver Hoxha. Po të mos jemi dakord, atëherë jugosllavët do të kenë edhe një motiv tjetër për të propaganduar kundër nesh. Po të mos jemi dakord, atëherë jugosllavët nuk do t’i lejojnë hungarezët, çekët dhe polakët të kalojnë transit nëpërmjet Rjekës, duke na fajësuar neve.
KOSOVA
Pak kohë më parë, në Kosovë e Metohi (krahinë në Jugosllavi), e banuar nga rreth 800 mijë shqiptarë, nisi procesi gjyqësor në shkallë të gjerë kundër një grupi shqiptarësh, që në vitin 1948 organizuan lëvizjen për bashkimin e kësaj krahine me Shqipërinë. Ne nuk kishim të bënim fare me këtë grup. Pse duhet të niste tani ky proces, pyet Enver Hoxha. Madje, në Kosovë e Metohi shkojnë me kohë të ndryshme qëndrimi shumë shtetas shqiptarë me lidhje farefisnore atje, që përpunohen nga organet jugosllave. Kush kundërshton burgoset. Kjo është arsyeja, deklaron Enver Hoxha, pse ndërpremë dhënien e vizave për Kosovë e Metohi për shtetasit shqiptarë.
Më parë legata jugosllave ngulte këmbë t’i lejonim emigrantët jugosllavë në Shqipëri të shkonin në atdhe. Ne u pajtuam me këtë. Afër 50 vetë donin të ktheheshin. Ndërkohë që kemi bërë shumë kërkesa, jugosllavët nuk pranojnë t’u japin viza kthimi në Jugosllavi këtyre emigrantëve. Të gjitha këto fakte, pohon Enver Hoxha, që na shqetësojnë së tepërmi, janë provat e politikës së ndyrë. Ne nuk mund t’i anashkalojmë.
KËRCËNIMI
Me tolerancë dhe vetëpërmbajtje mendojmë që së shpejti të ftojmë personalisht të dërguarin jugosllav Milatoviç në MPJ [Ministria e Punëve të Jashtme] dhe t’i deklarojmë se sjellja e nëpunësve të legatës jugosllave nuk kontribuon në forcimin e raporteve midis dy vendeve dhe këtë t’ia bëjë të ditur qeverisë jugosllave. Në qoftë se gjithë kjo sjellje nuk merr fund edhe pas bisedës me Milatoviçin, do të kërkojmë dëbimin nga Shqipëria të nëpunësve më të kompromentuar të legatës Vuçiç [Sava Vuçiç, sekretari i parë i legatës jugosllave në Tiranë, u shpall person i padëshirueshëm më 11 janar 1957; si kundërpeshë, më 18 janar 1957, Jugosllavia dëboi sekretarin e dytë të legatës shqiptare në Beograd, Myslim Sinojimeri] dhe Xhija. Përsëri do të shtrojmë problemin e dhënies së vizave për 50 emigrantët, që duan të kthehen në Jugosllavi, por nëse nuk pranohet kjo gjë, do t’i hipim në makina dhe do t’i dërgojmë në kufirin jugosllav.
Enver Hoxha më kërkoi që për këto çështje të konsultohesha me Moskën dhe ta vija në dijeni mbi pikëpamjen tonë për këto probleme. I premtova se do t’ia plotësoja menjëherë kërkesën.

L. Krilov – ambasador i BRSS në Shqipëri.
Fusnotë (shënim) e origjinalit:
*Më 25 korrik u dërgua në MPJ të BRSS dhe u protokollua më 28 korrik 1956. Më 2 gusht 1956 mbërriti në KQ të PKBS. Në shkresën përcjellëse të zëvendësministrit të parë të Punëve të Jashtme, V.V. Kuznjecov [1901 -1990] është vënë shënimi: “Në arkiv, material informues”.
Sqarim: Përkthimi, titulli dhe shënimet në kllapat katrore janë të “Investigimit”.

Marrë nga botimi “KPSS i formirovanije sovjetskoj politiki na Ballkanah v 1950-h – pervoj pollovine 1960-h gg. (Sbornik dokumentov)” [Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe formimi i politikës sovjetike në Ballkan në vitet 1950-gjysma e para e viteve 1960. (Përmbledhje dokumentesh)], Paratiritis, Saloniki, 2003
Thanas Mustaqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here