Pasi të lexoni këtë artikull, nuk do të vuani më nga syzet që ju mbushen me avull sa herë që vini maskë. Ja disa këshilla si të shmangni që syzet t’ju mbushen me avull.
1- Përdorni sapun enësh. Vendosni një pikë të vogël sapuni enësh te lentet dhe fërkojeni mirë duke përdorur një leckë pastrimi (sidomos në pjesën e brendshme).
2- Një tjetër mundësi është të përdorni krem rroje në lentet e syzeve. Vendosni pak krem rroje në lente. Me një leckë fërkojeni atë në të dyja anët e lenteve. Lëreni të rrijë për një moment para se ta lani me ujë të ngrohtë.
3- A nuk ju bënë punë këto këshilla? Mbase sepse maska nuk përshtatet mirë mbi hundën tuaj. Blini një maskë që ka një shirit metalik lart që mund ta rregulloni sipas formës së hundës. Kjo mban brenda maskës ajrin e ngrohtë.
4- Shumë njerëz ende nuk e vënë siç duhet, maskën. Mundohuni ta vendosni maskën sa më afër syve, jo poshtë hundës. Kjo është një mënyrë tjetër për të mos lejuar që syzet t’ju mbushen me avull.
5- Mos i prekni syzet shumë shpesh, sidës kur jeni me maskë. Kjo do të parandalojë që ajri i ngrohtë të futet në lente, pasi të keni prekur syzet