Sofra e Skënderbeut (ose Guri i Pishkashit) është nië pllakë e madhe gëlqerorësh të kretakut me formë pak a shumë të rrumbullakët e vendosur mbi shkëmbinj në skajin juglindor të rrethit të Librazhdit, në veri të Përrenjasit (ku është dhe fshati Pishkash), rrëzë malit të Skurës.

Zotëron mbi viset përreth dhe nga Qafa e Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske.Sipas gojëdhënave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigante, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore. Emërtime e gojëdhëna të njëjta ka edhe në Kostenjë, Skuraj etj./ZgjohuShqiptar.info/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here