Kryengritja e Kurbinit (1903-1906), ishte një fillesë e Kryengritjes së Përgjithshme për Pavarësi, shënohet në një dorëshkrim të pabotuar të At Shtjefën Gjeçovit o.f.m. të titulluar:“Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’Osmanllive. 1903, 1904, 1905, 1906”. Laç, Sebaste. Gjeçovi e ka shkruar këtë dokument ndërsa ishte në fillimshekulline shkuar (vitet 1900-1905), famullitar i Laçit.
Dorëshkrimika 116 faqe dhe ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranënë indeks. Drs.1.c.2.(hyrje në bibliotekë pas viteve 90-të). Nuk dihet se si ka vijuarudha e këtij këtij dorëshkrimi deri tek mbërritja këtu, por gjithsesi është fat që ai i ka shpëtuar zhukjes, sikurse ndodhi me shumë shkrime të sivëllezërve të Gjeçovit, për shkak të luftës ideologjike dhe të persekutimit të pashoq që iu bë françeskanëve shqiptarë nga ana e regjimit komunist (1945-1990). Dorëshkrimi deri para viteve 90-të ishte i panjohur dhe i pa përmenduar në asnjë prej bibliografive dhe studimeve të autorëve të ndryshëm për Gjeçovin. Dorëshkrimit në fjalë i mungojnë dy faqet e para, gjë që vërehet në faqen vijuese me numërim progresiv rritës 3 (tre) e në vazhdim. Teksti i dorëshkrimit është i dukshëm, shkruar qartë dhe i lexueshëm. Ai është shkruar në gegërishten e para Kongresit të Manastirit, gjë që reflektohet nga përdorimi i drejtshkrimit bazuar në alfabetin e „Bashkimit“. Në katër faqet e fundit të shtuara më vonë në vitin 1922, Gjeçovi shkruan me alfabetin e Kongresit të Manastirit. Kjo verifikohet drejtpërdrejtë qoftë nga anëshkrimi në të majtë të faqes 112, ku Gjeçovi ka shënuar «Vijim prej dorëshkrimesh (kopjesh) të mija. At. Sh.. Gjeçov, 1922 », qoftë nga drejtshkrimi i tekstit. Vepra edhe pse nuk është ndarë formalisht në krerë/kapituj të numëruar, mund tëndahet në gjashtë krerë/kapituj, të cilët Gjeçovi i ka titulluar si pjesë të veprës sipas kësaj renditjeje: I. Kuvenne Dheu para t’nisunit per Krue f. 6 ; II. Beslidhje e Pesdhet e kater Plecve f. 24. III. Pesdhet e kater Plec e Dheu maar i Pesdhet e dy katuneve per s’dytit n’Tallajbee. f. 62. IV. Pesdhet e kater Plec e Dheu i Pesdhet e dy katunneve per treten her n’Tallajbee. Ghyghi i t’Dhetes, f. 70. V. Ghyghi i Pesdhet e kater Plecve n’Fush t’Krues. (T’mbledhuni i katert në Vjeshtëdytë, 1904), f. 87. VI. Qevertari i Durrcit ne Krue, f. 109.
Dorëshkrimit në fjalë sikurse e përmendëm më sipër i mungojnë dy faqet e para, të cilat kanë pasur listën emërore të 54 pleqve përfaqësues të 52 katundeve pjesmarrës në kuvende. Sikurse shihet që në titull të dorëshkrimit të sipërcituar, bëhet fjalë për 54 pleq e jo 45.Pse e themi këtë? Eshtë rasti të bëjmë një korrigjim (saktësim), të vogël, ardhur si pasojë me sa duket e një gabimi teknik shtypi të bërë në vitin 1933, kur edhe është botuar vepra dorëshkrim e At Shtjefën Gjeçovit o.f.m.Kanuni i Lekë Dukagjinit, faqe 129, ku edhe del dokumenti: Kanune të bâme prej Flamurit të Kurbinit me 5, 6, e 7 të Gushtit 1906, botuar fillimisht në revistën Hylli i dritës, nr. 11. Nanduer 1924 f. 497-499, gabim i cili ka mbërritur deri më sot, bile i cituar nga të gjithë studiuesit që janë marrë me këtë argument.Pra nuk kanë qenë 45 pleq sikurse del në botimin postum të Kanunit të Gjeçovit, por 54. Kjo listë në dorëshkrimin Parradija, sikurse edhee përmendëm, nis me listën emrore nga numri 26 e vijon deri në fund e mbyllet meemrin me numrin 54. Pra është fare e qartë sepse këtu jepet lista emrore e 54 pleqve, nga të cilët në dy faqet e para të munguara duhet të kenë qenë emrat e 25 pleqve të tjerë, gjë që kuptohet nga lista në vijim.
Konteksti sociopolitik dhe historik i dorëshkrimit
Dorëshkrimi përshkruan në mënyrë kronologjike veprimtarinë politike dhe atdhetare të popullsisë së krahinës së Kurbinit e Krujës të prirë prej Gjin Pjetrit për një periudhë 13 mujore nga 30 shtatori 1903, datë kur mbahet kuvendi i parë në Laç dhe deri më 30 tetor tetor 1904, datë kur Gjin Pjetri takohet në Gjorm me Osmanin e Hoxhës së Matit, përfaqësuesin e Esat Pashë Toptanit. Parë në kontekstin politik të kohës do të thonim se dokumenti merr një rëndësi të veçantë sepse në të rrëfehet konkretisht veprimtaria dhe hapat konkret nëzanafillën e kësaj kryengritje, e cila do të shpërthente në vitin 1906.Parradija është një kronikë besnike e ngjarjeve politike të fillimshekullit të kaluar në zonën e Kurbinit, shkruar në trajtën e një reportazhi kronikal, ku reporteri i drejtpërdrejtë ka qenë vetë Gjeçovi.Në pamje të parë dorëshkrimi “Parradija” të krijon përshtypjen e një “histori e letrarizuar“, të cilën Gjeçovi e rendit në kujtimet e tij, por ajoështë më shumë se kaq. Vepra është një prozë memoriale, në radhë të parë, e cila ka vlerë të madhe historike-dokumentare, ngaqë përshkruan drejtpërdrejtë në mënyrë të pandërmjetme ngjarjet e kohës. Pra ajo brendamban dhe përshkruan ngjarje të vërteta, mbledhje, kuvendebiseda;në të përshkruhet qartazi dinamike e organizimit të kryengritjes që në zanafillën e saj. Po ashtu gjenden mjaft emra personash historikë protagonistë e pjesmarrës të drejpërdrejtë në këto ngjarje, emra vendesh, data të rëndësishme përmes të cilave mund të vendosim kronologjikisht historikun e kësaj kryengritje, ku vendin kryesor e zëfigura e Gjin Pjetrit. Në një farë mënyre ato mund ti konsiderojmë figurativisht një lloj “protokolli” apo thënë ndryshe një lloj «procesverbali» të atyre ngjarjeve të cilat përbëjnëpadyshim një dokument historik autentik me vlerën e dëshmitarit të drejtpërdrejtë të atyre ngjarjeve. Ato janë një kronikë faktografike dhe mbartin kështu vlerën e një protokolli zyrtar të atyre mbledhjeve (kuvendeve) krahinore me rëndësi politike dhe historike përkohën,sepse shënojnë fillimin e kryengritjeve shqiptare që çuan në Shpalljen e Pavarësisë. Këto kuvende u mbajtën sipas dorëshkrimin e At Shtjefën Gjeçovit: Kuvendi i parë u mbajt më 2 e 3 të vjeshtës së dytë të vitit 1903 (f. 24 – 61); Kuvendi i dytë u mbajt me 7 mars 1904 (f. 62 – 69); Kuvendi i tretë u mbajt Ditën e Shën Gjergjit (më 23 prill) 1904 (f. 70 – 86); Kuvendi i katërt u mbajt më 10 tetor të vjeshtë së dytë 1904 (f. 87 – 116). Për të katër kuvendet e mbajtura, protokolluesi pjesmarrës në këto kuvende At Shtjefën Gjeçovi thekson se: « M’t’gjitha kto kuvende merrshe pjesë edhe une qi po i shkruej kto ndollmiet ».Sikurse kuptohet duke lexuar tekstin e dorëshkrimit të shkruar 106 vjet më parë nga At Shtjefën Gjeçovi, kemi të bëjmë me fillimin e asaj lëvizje kundërshtuese ndaj zgjedhës osmane, që po vinte duke u rënduar çdo ditë më tepër, lëvizje e cila fillimisht niset si kundërshtim i sistemit fiskal të administartës osmane e që më pas do të shpërthente më pas në kryengritjen e njohur të Kurbinit, (1906-1912), kryengritje e cila pati si prijës të saj Gjin Pjetër Marku (Pervizin), i cili pati mbështejen e drejpërdrejtë të mentorëve Imzot Nikollë Kaçorrit dhe At Shtjefën Gjeçovit O.F.M, dhe Arqipeshkvit të Durrësit Imzot Primo Bianchit, së cilës iu bashkangjitën edhe krahinat fqinje, si Lezha, Mirdita, Tirana dhe më tej.Në pjesën e parë të “Parradijes » paraqitet, në mënyrë reale nisma e reagimit të parë të kurbinasve për të mos pranuar sistemin e ri të taksimit, nismë e cila vjen si një reagim ndaj masave shtrënguese të administartës osmane. Edhe pas Kuvendit të Dytë në Tallajbe më 7 mars 1904 dhe atij të tretë Ditën e Shëngjergjit (23 prill 1904), si dhe më 10 tetor të po të njëjtit vit në Fushë Krujë,kërkesat nuk u sprapsën edhe pse qeveria turke sërish mashtronte duke u thënë se do të merrte vetëm taksën e zakonshme.
Dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’Osmanllive. 1903, 1904, 1905, 1906”, i shkruar sikurse e përmendëm edhe më parë në vitin 1906 me një shtese të bërë pas gjashtëmbëdhjetë vitesh në vitin 1922, parë formalisht në pikëpamje kronologjike, i bie të jetë shkruar dy vjet përpara kujtimeve të Mihal Gramenos, të shkruara në vitin 1908 me titullin “Kryengritja shqiptare”, botim në të cilin Grameno paraqet në formë kujtimesh, luftën të çetave të komitëve të drejtuara nga Bajo e Çerçiz Topulli, që prej ngritjes së Komitetit të formuar në Manastir më 1905 nga Bajo Topulli duke përshkruar kushtet në të cilat u formua, përpjekjet e para të guximshme të çetës së Bajo Topullit e cila në mars të vitit 1906 doli maleve, bujën që bëri kjo çetë në shtypin e kohës, veprimet kryengritëse të çetës kryengritëse të Çerçiz Topullit, kujtime të cilat nisin nga 18 maji i vitit 1907 deri më 23 korrik 1908, kur shpallet Kushtetuta e xhonturqve. Pjesa e dytë e kujtimeve të Gramenos e shkruar në vitin 1925, shtatëmbëdhjetë paspjesës së dytë,është në të vërtetë një paraqitje kronologjike e ngjarjeve të viteve 1909-1925, në të cilën përshkruhen gjendja e shqiptarëve nën regjimin e xhonturqve, Kongresi i Manastirit, Kryengritja e 1910-ës në Gegëri, formimi i Komitetit për çlirimin e Shqipërisë, Kryengritja e 1911-ës, Lufta Ballkanike, Shpallja e Pavarësisë më 1912, gjendja e vështirë pas pavarësisë, largimi i Princ Vidit, formimi i qeverisë së Durrësit, Kongresi i Lushnjës, Kryengritja e Qershorit dhe dështimi i qeverisë së Fan Nolit dhe në fund kthimi i Ahmet Zogut në Shqipëri. Nëse Grameno në kujtimet e tij në pjesën e parë regjistron sikurse Gjeçovi një periudhë kohore pak më shumë se njëvjeçare, në pjesën e dytë e përplotëson këtë për një hark kohor prej shtatëmbëdhjetë vjetësh (1909-1925), Gjeçovi në katër faqet e shtuar në vitin 1922 thjesht shton ndonjë gjë aty ku e kishte lënë. Parradija në fund të fundit përshkruan vetëm zanafillën e kundërshtimit kundër shtërngesave ekonomike të qeverisë osmane, të cilat do të shndërrohen në një rrebelim të armatosur vetëm dy vjet më pas, por që Gjeçovi nuk na e ka lënë të shkruar për aq sa dimë ne deri më sot.
At Shtjefën Gjeçovi na sjell të memorizuar të gjitha bisedimet e përfaqësisë dhe krerëve kurbinas me autoritetet qeveritare osmane të Krujës, përfshirë bejlerët përfaqësues të Esat Pashë Toptanit. Me të njëjtën korrektese dhe me të njëjtën saktësi ai ndjek dhe përshkruan kuvendet krahinore të zhvilluar anë Laç, në Fushë Krujë dhe në Tallajbe të Krujës. Veçanërisht me rëndësi ështëse si ai na përshkruan qendresën e vendosur të popullit të Kurbinit e të Krujës, kundër taksave të rënda dhe kundër sunduesve osmanë ashtu edhe kundër qeveritarëve dhe funksionarëve krahinorë vendorë si Kajmekami i Krujës e të tjerë nënpunës si Brahim Begu me shokë që Dheu (populli), i trajton me përçmim dhe u jep ndëshkimin që meritonin.Gjeçovi edhe pse është besnik në dhënien e të gjithë bisedimeve në rrjedhën e ngjarje, edhe pse nuk mban qëndrime analizuese e komentuese përtej kronologjisë së zhvillimit të tyre, na bën me dije përmes rrëfimit përshkrues të thukët aty-këtu në njëfarë mënyre edhe qëndrimet edhe pikëpamjet e tij për to, duke pasur një këndvështim të qartë të tijin.
Kjo vihet residomos në prirjen kundërshtuese dhe përçarëse të Esat Pashë Toptanit.Gjeçovi na paraqet me një gjuhë të thjeshtë popullore se si kurbinasit i pritën të dërguarit e administratës osmane për të regjistruar gjënë e gjallë dhe për të vendosur taksa të tjera shtesë mbi ato ekzistueset. Rrahja e nëpunësve tregon se si popullit (Dheut) i kishte ardhur në majë të hundës nga dhuna sistematike e Stambollit si dhe abuzimi, fodullëku dhe pabesia dhe mashtrimi i Esad Pashë Toptanit, i cili kërkonte para së gjithash të përfitonte për vete duke përkrahur ligjet e vendimet që vinin nga “Mbreti”, e duke dashur nga ana tjetër të bëjë për vete edhe figura të tjera të atdhetare brenda kryengritësve kundrejt shpërblimit me para.Duket qartë që qëllimi i kësaj lëvizje kryengritëse merr pak nga pak njëpërshkallëzim zinxhir për të marrë më pas përmasat e një kryengritjeje të organizuar, në të cilën do të përfshihej e gjithë popullsia e krahinës pa dallim mes të krishterëve dhe myslimanëve sikurse shihej përgjithësisht. Gjeçovi nae paraqet këtë nismë kryengritëse në një mënyrë të thjeshtë, qoftë si organizim, qoftë edhe si vendosmëri e popullit të kësaj krahine bashkuar rreth Pleqve, (parisë së zgjedhur prej tij) të kryesuar nga Gjin Pjetër Pervizi, prijësi popullor,personazhi kryesor në krye të asaj kryengritje, të cilën ai e prin me urtësi dhe guxim, në cilësinë e të Parit të 54 pleqve të 52 katundeve të Kurbinit e të Krujës.
Çështje që shtron dorëshkrimi
Pranvera e thatë e vitit 1901, e vështirësoi edhe më shumë gjendjen, mbasi shumica e popullsisë së zonës së Kurbinit dhe përrreth saj ishin në mjerim të thellë e kërcënoheshin nga uria. Kjo ndodhi në periudhën shtator-tetor 1902. Kurbinasit u ankuan pranë autoriteve osmane të Portës së Lartë, si dhe nëpërmjet Imzot Primo Bjankit edhe pranë konsujve austrohungarezë, për shkak se Austro-Hungaria ishte fuqi protektore në mbrojtje të katolikëve shqiptarë. Gjithashtu edhe Italia kërkonte të kishte ndikimin e saj në Shqipërinë. Në këtë kohë nga 26 marsi deri më 5 pril 1903, Dom Nikoll Kaçorri merr lejen e vëzhguesit nga Konsulli i Vjenës në Durrës për të vëzhguar drejtpërdrejt ankesat dhe gjendjen e vështirë të popullsisë katolike të Kurbinit. Misionin faktmbledhës Kaçorri e shoqëroi edhe me një raport, të cilin ia dorëzoi konsullit austrohungarez në Durrës. Ky udhëtim i Dom Nikollë Kaçorrit ishte mjaft i rëndësishëm jo vetëm për të mbledhur faktet e veprimet e dhunshme dhe arbitrare kundrejt poullsisë nga ana e Esat Pashë Toptanit, por mbi të gjitha për të njohur nga drejtuesit e mundshëm të kryengritjes së pritshme antiosmane. Është pikërisht kjo koha në të cilën Dom Nikollë Kaçorri do të lidhej shpirtërisht dhe “politikisht” me Kurbinin. Pas ekspeditës të ndërmarrë në shkurt të vitit 1903 kundër Kthellës dhe Kurbinit, e cila gjithsesi edhe përkundrejt shkatërrimit të madh nuk pati gjithaq sukses, bëri që Esat Pasha të mendojë të fillonte në vjeljen e taksave fillimit në fshatrat e kazasë së Krujës, por edhe aty nuk gjeti mirëkuptim, prandaj e shtyu atë për pranverën e ardhshme.
Nën urdhërin e drejtpërdrejtë të valiut të Shkodrës Hajdar Pasha, kërkohej medeomos vendosja e administratës osmane në Kurbin, me qëllim shfuqizimin e vetqeverisjes tradicionale, një lloj autonomie vendore që kurbinasit e kishin ruajtuar forcërisht. Nga ana tjetër shteti protektor ishte për ruajtjen e vetqeverisjes së Kurbinit në bazë të organizimit tradicional të tij, por nuk këshillonte që kjo të bëhej në formën e organizmit e kundërveprimit ushtarak, prandaj ai përpiqej vazhdimisht përmes Ipeshkvit Bianki që ai të qetësonte e të mbante nën kontroll situatën. Edhe pse i eskpozuar nga këndvështrimi gjeografik në pamje të parë, ekspeditat osmane e dinin mirë se prishja e qetësisë nga Shqipëria Veriore dhe ajo e Mesme do të vinte pikërisht prej andej, nga Kurbini, ndaj tërheqja e detyruar e myrtesafirit të Durrësit Teofik Pasha si dhe e Valiut të Shkodrës, edhe pse ishte një shenjë e rënies së autoritetit dhe e paaftësisë në vënien nën kontroll të kësaj krahine, gjë që kishte alarmuar edhe Portën e Lartë, ishte një lloj tërheqje e përkohshme për të analizuar situatën.
Dokumenti na tregon në mënyrë kronologjike veprimtarinë e pleqësisë së Kurbinit dhe të Krujës si reagim kundërshtues ekonomik, bazuar në të drejtën e vetqeverimit sipas zakoneve vendase.Mëvehtësia fisnore u ruajt në Kurbin deri me fillimin e shekullit të XX, edhe për shkak të gjuhës së prerë e të ftohtë të ligjit civil të asaj kohe, kanunit. Ashtu sikurse të gjitha viset malore të Shqipërisë, edhe Kurbini gjatë periudhës mesjetare gëzonte të drejtën e vetëqeverisjes vendore, përmes së cilës jeta ekonomike, shoqërore e politike e banorëve të saj rregullohej sipas të drejtës zakonore lokale, e cila njihet edhe sot me emrin Kanuni i Skënderbeut. Pushtuesit osmanë u përpoqën me të gjitha mënyrat dhe mjetet për t’ia hequr të drejtën e vetëqeverisjes vendore Kurbinit edhe ushtarakisht, nisëm kjo e ndërmarrë që në vitin 1864, por pa sukses, si rezultat i qëndresës së malësorëve të kësaj krahine. Kurbinasit vijuan të mos paguanin taksa dhe të mos jepnin ushtarë. Ata i paguanin administratës osmane vetëm taksën vjetore tradicionale. Institucioni kryesor i të drejtës zakonore vendore, Kuvendi Krahinor i Kurbinit, vazhdonte të kishte autoritet të plotë juridik në gjithë krahinën. Qendra ku zhvilloheshin kuvendet periodike krahinore, në të cilën bënin pjesë përfaqësues nga të 16 fshatrat e Kurbinit (Skuraj, Nuajë, Vinjollë, Gallatë, Milot, Laç, Gjormë, Selitë, Mal-Bardhë, Shëmri, Daulë, Zhejë, Mafsheq, Shullaz, Brret, Shkretë), kishte qenë historikisht Skuraj dhe Selita, por në fillimshekullin e XX qe Delbnishti, pranë Pallatit Kryeipeshkvor, asokohe Seli rezidenciale e Kryeipeshkvisë së Durrësit. Tradicionalisht, kuvendi i Kurbinit kryesohej nga familja Malçi, e drejtë kjo që trashëgohej prej traditës gojore të një personazhi të njohur në krijimtarinë tonë popullore si Kokë Malçi, i cili sipas gojëdhës, me mençurinë e tij kishte fituar simpatinë e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, përgjatë lutës kundër pushtuesve osmanë në shekullin e XV. Por në fillim të shekullit të kaluar, plaku i Malçajve kryesues i Kuvendit, nuk mund të përzihej drejtpërdrejt në nismën kryengritëse të Gjin Pjetrit, për arsyen e thjeshtë se institucioni që ai kryesonte (bajraku), ishte nën kontrollin e qeverisë osmane e cila e paguante si nënpunës të saj, pra ai nuk mund të shkonte kundër rrymës së pushtetit osman.
Në këto rrethana politike, Gjin Pjetrin më 10 tetor të vitit 1904 pleqësia « …bëan t’Paar permi t’ghith Plec… » ndaj dhe merr kryesimin e këtij Kuvendi. Duke e njohur mirë pikërisht këtë organizim tradicional që funksiononte rigorozisht bazuar në institucionin e besëlidhjes, administrata osmane ia kishte frikën kësaj nisme, e cila në një rast të volitshëm do të mund të përshkallëzohej me pasjoa të paparashkikueshme sikurse do të ndodhë në të vërtetë në vitin 1906. Është ky kundërshtim i taksimit që do të çojë rrjedhimisht në mbrojtjen e atonomisë tradicionale zakonore të Kurbinit, si një hap i parë që do të marrë dalngadalë përmasa politike kur Dom Nikollë Kaçorri dhe Gjin Pjetri menduan të krijonin « …një besëlidhje ndërkrahinore, ide që u mirëprit edhe nga paria e Kurbinit për aleanca me Matin, Lezhën, Mirditën, Dibrën, Lurën, Kthellën, Ishmin, Krujën, Tiranën etj », ndaj njoftuan mbajtjen e një kuvendi në Delbnisht në vjeshtën e vitit 1905, i njohur si Kuvendi i parë i Delbnishtit, në të cilin u mor vendimi i prerë për të mos i paguar anjë taksë administratës osmane dhe të lidhej besa (itifaku) për të qëndruar së bashku kundrejt vendimeve të qeverisë turke; të ndaloheshin vrasjet (gjakmarrja), si mënyrë mbrojtje; dhe secilit prej të besëlidhurve që do të thyente këtë itifak (besëlidhje) do të dënohej sipas të drejtës zakonore duke i djegur shtëpinë, duke i prerë pemët e kopshtit, deri në dëbimin prej fshatit. Përforcimi i këtyre vendimeve bëhet në kuvendin e II i Delbnishtit më 31 maj 1906, ku mori pjesë edhe arqipeshkvi Bianki. Në këtë kuvend iu dërgua një promemorie vetë Perandorit të Austro-Hungarisë, ndërkohë filloi menjëherë futja e armëve nga tregjet e huaja sidomos atyre italiane dhe autriake, ndërmjetësuesi i të cilëve ishte Dom Nikollë Kaçorri. Ndërkohë Kuvendi i III i Delbnishtit i mbajtur në tre ditë 5, 6 dhe 7 gushtit 1906, me dymbëdhjetë vendime të marra gjithsej, gjysma e tyre janë vendime politike, ndërsa gjysma e tjetër janë vendime që rregullojnë marrëdhëniet komunitare brenda krahinës. Konkretisht pika 1, 2, 6, 7 dhe 11 e 12, kanë të bëjnë me ndëshkimet e kundrejt atyre që bëjnë pjesë si zapti (pika 1); atyre që shkojnë të ankohen në qeverinë turke ndaj të krishterëve (pika 2), atyre që nuk mblidhen në kuvend sipas njoftimit të kryeplakut të katundit (pika 6) si dhe vetë pleqve që nuk mblidhën mbas thirrjes së Pleqve (pika 7), atyre që zaptive u japin bukë dhe i lënë në shtëpi (pika 11) dhe së fundi atyre pë prishin besën e dhënë e të lidhur me Pleq e Vegjëli të Kurbinit. Këto vendime do ti paraprijnëkryngritjes së përgjithshme për Pavarësi, e kuudhëheqësi shpirtëror, ideatori dhe nxitësi kryesor i së cilës në zonën e Kurbinit do tëishte ai që më vonë do të ishte nënkryetari i Qeverisë së Vlorës Dom Nikollë Kaçorri. Ishte kjo kryengritjen e cila pasi kaloj nëpër disa beteja në periudhën mes viteve 1906-1912, u finalizua me ngritje e flamurit në Milot me datën 28 Nëntor 1912, në të njëjtë datë me ngritjen e flamurit të Pavarësisë në Vlorë.
Kastriot Marku /radiokosovaelire.com /InforCulture.info