Ky fenomen prek të gjithë njerëzit dhe njihet ndryshe dhe si amnezi fëmijërie. Ndërsa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet, madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.
Çfarë është amnezia e fëmijërisë dhe kur ndodh?
Amnezia e fëmijërisë është paaftësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarje të plota që u kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare. Disa studiues kanë zbuluar se fëmijët para moshës 7-vjeçare janë në gjendje të kujtojnë “60% ose më shumë nga ngjarjet e jetës së tyre në një moshë të vogël, ndërsa fëmijët 8 dhe 9 vjeç mund të kujtojnë deri në 40%.”
Kujtimet janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur.
Një nga teoritë se pse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur rikujtojmë diçka, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje, gjë që kërkon gjuhën. Shumica e foshnjave nuk fillojnë të flasin para moshës 2 vjeç, kështu që ato thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë një kujtesë, transmeton Lajmi.net.
Zhvillimi i trurit luan një rol të madh
Një studim arrit në përfundimin se “kur truri është i zënë me rritjen e shumë qelizave të reja, ato nuk ruajnë kujtime që përndryshe do të ishin afatgjata”. Për më tepër, ne as nuk mund të kujtojmë fizikisht ngjarje të përditshme para moshës 3-4 vjeç sepse kujtesa jonë episodike nuk ka filluar ende. Kjo është arsyeja pse ne jemi në gjendje të kemi kujtime abstrakte si në cilin park shkonit shpesh, por jo në cilin dyqan akulloresh mamaja juaj ju ka dërguar në atë kohë.
Prindërit tanë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për mënyrën se si i kujtojnë gjërat
Një studim tjetër ka treguar që prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin e fëmijërisë tonë. Ne priremi të mbajmë mend ngjarjet që prindërit tanë i konsiderojnë të rëndësishme. Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët kujtojnë të njëjtën ngjarje ndryshe pasi e diskutuan me baballarët e tyre në krahasim me nënat.
Gjithçka varet nga ajo që na lë një përshtypje të qëndrueshme
Një psikolog i fëmijëve thotë se në fund të fundit, fëmijët ruajnë kujtimet e mbushura me emocione, pozitive dhe negative. Ky zbulim madje lejon fëmijët e vegjël të jenë në rolin e dëshmitarëve okularë në gjykatë. Kështu që shanset janë nëse mund të kutjoni një ngjarje të hershme, është një kujtim që ka më shumë rëndsi për ju dhe shkakton një përgjigje të fortë emocionale.