A keni pyetur ndonjëherë veten, se pse uniformat e mjekëve janë të bardha dhe ato të kirurgëve janë jeshile. E ju lojtarëve të tenisit, a ju ka shkuar ndonjëherë mendja se pse luani me një top të verdhë, pse nuk është ai i kuq ose blu. Po të famshmit, pse ecin gjithmonë në tapetin e kuq, edhe po të jetë i zi do të dukej bukur, megjithëse ata nuk e ndryshojnë.

Në çdo ceremoni është vetëm tapeti i kuq që vendoset. Janë këto pse-të e jetës së përditshme, që dikush edhe ka pyetur veten për to e dikujt tjetër as nuk i ka shkuar mendja, por ku i lexon kureshtja i shtohet për të gjetur një përgjigje të tyre.

Lapsat e verdhë Pse lapsat në përgjithësi janë të verdhë? Zakoni për të ngjyrosur lapsat ose vënia e markës së fabrikës në ta daton që nga viti 1890, kur L. & C. Hardtmuth, një kompani amerikane lançoi në treg Koh-i-Noor, një laps me që e mori origjinë nga grafitet kinezë dhe u quajt kështu në nderim të diamantit më të madh në botë. U zgjodh të ngjyrosej me ngjyrë të verdhë, sepse kjo ngjyrë në traditën kineze simbolizon fisnikëri, respekt dhe heroizëm. Lapsi kishte një sukses aq të madh, sa edhe prodhuesit konkurrentë nisën ta përdorin atë ngjyrë, sa edhe sot 75% e lapsave janë me ngjyrë të verdhë.

Flamuri i bardhë Të ngresh lart një flamur të bardhë do të thotë të hedhësh armët, të dorëzohesh para armikut, të bësh paqe. Zakoni i ngritjes së flamurit të bardhë daton që para lindjes së Krishtit. Po si u vendos ky simbol? Sipas historianëve, zgjedhja e flamurit të bardhë ishte pothuajse e detyruar. Pëlhurat me ngjyra në atë kohë ishin më të shtrenjta dhe më pak të shpërndara, ndërsa pëlhurat e bardha mund t’i gjeje më kollaj. Ose mjafton të merrje një copë nga çarçafi apo veshja dhe ta vije në një shkop. Aq më tepër që e bardha ishte lehtësisht e dallueshme nga ngjyrat e flamujve të tjerë simbolikë.

Pse tapeti i ceremonive është i kuq? Shumë përpara se të përdorej për çmimet Oskar, tapeti i kuq përdorej për pritjen e personaliteteve të mëdhenj ose ata të cilët konsideroheshin të shenjtë. Në Agamennonin e Eskili, Klitemnestra shtron një tapet me ngjyrë vjollcë në të kuqe – simbol triumfi – por edhe gjaku – për të pritur burrin në pallat. Hollyëoodi nisi ta përdorte shumë tapetin e kuq në vitet ’60 duke marrë edhe “ekskluzivitetin”.

Pse uniformat e mjekëve janë të bardha? Mjekët e adhuronin ngjyrën e pagabueshme të bluzës së tyre në fillim të viteve ‘900, ngjyrë që u jepte profesionit të tyre një kthesë në pamje. Përpara asaj kohe, mjekët i vizitonin pacientët e tyre me rroba “civile”, por prezenca e shumë sharlatanëve e bënte të vështirë dallimin e profesionistëve nga mashtruesit.

Gradualisht kjo ngjyrë u bë simbol autoriteti dhe pastërtie. Edhe pse tani disa spitale moderne po e braktisin këtë ngjyrë, sepse thonë kamishat me këtë ngjyrë përhapin mikrobet dhe pacientët nuk ndihen rehat kur shohin këtë ngjyrë.

Po ajo e kirurgëve pse është jeshile? Rreth mesit të shekullit 20, kirurgët dhe infermierët braktisënngjyrën e bardhë në favor të jeshiles, sepse veshjet me këtë ngjyrë ishin më të lehta për t’u pastruar nga njollat që ishin të pashmangshme në profesionin e tyre. Gjithashtu, ngjyra jeshile dhe e kaltra kontrastojnë më shumë me ngjyrat që janë brenda trupit njerëzor: Një ndihmë më shumë për sytë e atyre që operojnë.

Pse bilardoja është jeshile Fusha e bilardos është gjithnjë jeshile. Zakoni për ta bërë fushën e bilardos me këtë ngjyrë daton që nga origjina e lojës, në shekullin e 14-të, kur loja praktikohej në fusha bari në natyrë. Kur aristokracia angleze dhe franceze që e praktikonin vendosën ta fusin në ambiente të brendshme për shkak kohës së keqe dhe trazirave popullore, vendosën të mbanin ngjyrën këshilla, këtë herë sintetike, si nostalgji e së kaluarës.

Pse Fast Food-et kanë ngjyra të kuqe? Shumica e fast food-eve janë pothuajse gjithnjë me ngjyra të kuqe ose të verdha. Këto ngjyra sipas studimeve i stimulojnë njerëzit të hanë me neps dhe shpejt. Ndërsa ngjyra blu dhe jeshile shkaktojnë tek njerëzit ndjenja qetësie dhe ngadalësimi, gjë e cila menaxherit të një fast food-i nuk i pëlqen aspak. Klientët e tjerë janë në radhë për të zënë vend.

Pse topat e basketbollit janë portokalli? Topat e basketbollit janë në ngjyrë të portokallit nga vitit 1957, kur trajneri i skuadrës së Butler University vendosi që ajo ngjyrë ishte më e lehtë për t’u dalluar si nga lojtarët si nga publiku. Përpara këtij vendimi në përgjithësi kishin ngjyra të verdha.

Pse topat e tenisit janë të verdhë? I njëjti argument si me basketbollin, por ngjyrë tjetër. Rregulli aktual lejon topa të bardhë ose jeshilë, por këta të fundit janë më të lehtë për t’u dalluar nga një spektator që e ndjek lojën nga televizioni. Nga mesi i viteve ‘900, me hyrjen e televizionit me ngjyra, topat me ngjyrë jeshile përdoren më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here