Beratit, qytetit të njohur si ‘qytieti i një mbi një dritareve’ bukurinë i’a shton edhe ura mbi lumin e Osumit i njohur më parë edhe si lumi i Beratit. Kjo urë njihet me emrin ‘Ura e Goricës’. /InforCulture.info
Për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore, Berati u shpall “qytet muze” në vitin 1961, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Monumenti kulturor historik i qytetit të Beratit ‘Ura e Goricës’ është ndërtuar së pari në shekullin e XVIII, ku fillimisht ishte e ndertaur nga druri, ndërsa në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës u rindërtua me gur. Përgjat viteve 1920-1930 ura pati edhe një rindërtim pothuajse të plotë. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra. Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Ajo lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Ngrihet deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit.
InforCulture sjellë një fotografi të Urës së Goricës të vitit 1920, ku shihet edhe një pjesë e qytetit të Beratit. /InforCulture.info