Gjeometria e sofistikuar – një degë e matematikës e cila merret me format – është përdorur së paku 1 400 vjet më herët seç është menduar deri tash.
Hulumtimet tregojnë se babilonasit e lashtë kanë përdorur llogaritjet gjeometrike për të ndjekur Jupiterin nëpër qiellin e natës.
Më herët, origjina e kësaj teknike është gjetur në shekullin 14.
Studimi i ri është publikuar në revistën Science, transmeton BBC.
“Nuk e kam pritur këtë. Është shumë thelbësore për fizikën dhe të gjitha degët e shkencës e përdorin këtë metodë”, ka thënë autori i studimit, Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit.
Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria.
Qytetërimi është shfaqur rreth 1,800 vjet para erës sonë. /voal.ch /InforCulture.info