Kjo pllakë varri gjendet në kryeqytetin grek, Athinë. Bëhet fjalë për një varr të antikitetit, ku dallohet qartas një figurë burrërore, teksa përkëdhel një qen, ndërsa në dorën tjetër mban një vegël muzikore.

E vetmja vegël muzikore që ngjan sot kryekëput me këtë figurë të pllakës së varrit të lashtësisë, është çiftelia shqiptare.

Ndoshta në rastin konkret mund të kemi të bëjmë me figurën e një muzikanti apo gjuetari të kohëve të lashta, porse çiftelia i bie të jetë po aq e vjetër sa ka patur qytetërim në Gadishullin Ilirik.

Megjithatë është një punë që mbetet për t’u parë nga studiuesit më profesionistë të fushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here