Shkruan: Aleksander HASANAS
Piramidat janë ndërtesat më të lashta dhe sigurisht objekte të cilat ruajnë informacione të rëndësishme dhe të vlefshme qysh prej kohës parahistorike, ato janë strukturat më të mëdha monumentale në planet të njohur për gjithë njerëzimin, legjenda të shumta egjiptiane thurur ndër shekuj dhe ne ende dimë fare pak për to ndërtimin, funksionin, qëllimin e tye, etj.
Një prej tyre është kuptimi i fjalës “piramid”.▲. pra kuptimi i fjalës “Piramida” është një pyetje dhe një diskutim i gjatë i kryer nga shumë studiues të ndryshëm dhe egjiptologë duke pranuar se origjina dhe kuptimi fjalës “Piramida” është e panjohur..
Burimet e fjalës për termin “Piramida” thuhet se është një fjalë nga Greqia e lashtë πύραμίς apo πύραμίδες në numrin shumës dhe që do të thotë “Zjarr në mes”
Si duket grekët e rrokëzojnë fjalën: “Pir + mid = Zjarr në mes” përshtatur në gjuhën e tyre πύραμίς dhe historia mbaron me kaq.
Por nga vëzhgimet e të dhënave më të lashta egjiptiane kemi krijimin e tokës e cila u formua si një grumbull gurësh në rritje nga masa e holluar me ujë. Kështu fjala e lashtë egjiptiane MR lidhet me një grumbull gurësh dhe simbolikisht përfaqëson një piramidë, pra egjiptianët e lashtë kanë përcaktuar bashkëtingëlloret MR për të përfaqësuar fjalën “Piramidë”c
Ndërkohë fjala e lashtë egjiptiane për piramidat “Mer” do të thotë edhe “zoti”, në Egjiptin e sotëm çdo piramidë ka emrin e vet. Në arabisht fjala për piramidë është هرم, e cila shqiptohet “ʰaram” e që do të thotë thotë “I madh i aritur ose madhësi”. Interpretimi i parë i shkruar i fjalës “Piramida” në Evropë ka qenë në vitin1555
Gjithësesi forma e piramidës është pranuar se mund të përfaqësojë zbritjen e rrezeve të diellit, ndaj shumica e piramidave ishin të lëmuara me gurë gëlqerorë të bardhë, dhe jo rastësisht shumica e tyre janë të emërtuara me simbole që i referoheshin ndriçimit diellor pothuajse në të gjitha rastet, pra forma e përsorur piramidale u adoptua nga ndërtuesit e lashtë egjiptianë pikërisht sepse, veç kultit të faraonit, aty praktikohej edhe ai i Diellit.
Egjiptologu Mark Lehner ka deklaruar se në kohën e lashtë Khemitiane për piramidën ishte diçka që ai e quan “MR. -≎- Pyramid”, Lehner bazohet në përkthimin e tij prej simbolit; [-≎- =z] ‘Z’ si “Vendi i Ngjitjes” dhe se dy bashtingëlloret MR, shkruhen si “Mer” dhe zakonisht përkthehet si i/e dashur, si në Meriamen (dashuri Amen,) ose Meritaten (Atin e dashur).
Në përqasjen me traditën vendase, në përdorim interpretohen si “Shtëpia e Natyrës, Shtëpia e Energjisë” dhe Tempulli ishte Për-Ba (Shtëpia e shpirtit) dhe varri ishte Per-Ka (shtëpisë së projeksionit fizik) sipas traditës vendase kjo në mënyrë që shpirti Ka prej trupit Ba të shkeputej dhe të ngjitej la – lart në qiell nën ndriçimin e rrezeve “Ra”.
Pra Piramidat në fillesën e tyre para se grekët dhe greqishtja të kishin lindur në këtë tokë, mbi këtë Dhe quheshin: MER + Z – e pas kësaj i drejtohemi gjuhës së lashtë shqipe, ç’kuptim mer kjo fjalë e lashtë egjiptiane për piramidat.
Në kuptimin më të parë kemi të bëjmë me foljen e gjuhës shqipe “mar” mer, merte etj, por ajo që i ka lodhur egjiptologët dhe studiuesë të tjerë është pikërisht simboli ‘Z’ e cila në fakt buron prej shkronjës; ‘✘’ dhe shkronja ‘Z’ në gjuhën shqipe lexohet dhe shqiptohet vazhdimisht: Z = zë.
Lexuam gjithashtu se Piramidat ishin dhe simbol edhe i rrezeve diellore pra vendi nga ku marim Zë = Jetë dritë; Xë (xixë) njëjtë si tek fjala shqipe: Zëmer – zemra , organi trupor i njeriut atu ku marim energji “Zë” pa Zemer ska jetë.
Sigurisht mbi këtë fjalë “Mer” kemi dhe emërtimin Piramidë, duke ju referuar tashmë fjalës greke “Pir” që do të thotë i nxehtë-temp/eraturë (tempo) dhe jo zjarr në kuptim të parë, pra kemi: Pi/Ra, mbi re, mbitë sipër la-lart, perëndia Ra rrezet e atit Diell prej të cilave kemi burimin e fjalës Di/të dhe dritë, njëjtë si tek gjuha greke: Mer; iméra = Ditë (ημέρα), veç kësaj tek gjuha greke gjejmë serish fjalën: πήρε, píre = mer, e mori, ndaj tek gjuha latine gjejmë “e morte – e mori, iku u largua vdiq”
Ky ishte një nga funksionet e piramidave vendi ku krijohej mundësia e pavdekësisë së faraonëve, vendi i ngjitjes se shpirtrave të tyre tek perëndia Ra, Tempulli aty ku trupi Ba “Mer zë” – dritë – Energji – Jetë, zë, za, Zoi. (Ζωή)
Ndërkohë sjellim edhe dy shembuj të tjerë ku tregojnë se folja shqipe “Mar” Mer, buron prej fjalës Ar- reze drite; i/e bardhë dhe kemi: Mermer krejt i bardhë, Marmara në greqisht si dhe në shqip: mar/amë – napë e bardhë që mbajnë, amat-mëmat tona mbështjellë në kokë, kështu dhe gjithë fjalët e tjera në gjuhën shqipe që kanë për rrënjë fjalën “marr – merr” kanë po këtë kuptim ose simbol i rrezeve të arta diellore – Ar. [arsye, arsej, arsim = ndriçim], etj.
Nga fjalori i shqipes kemi:
MERKUR m. kim. Metal i lëngët në temperaturë të zakonshme, me ngjyrë të bardhë si të argjendit dhe me shkëlqim të fortë, që përdoret në mjekësi, në industri etj.; zhivë (simboli Hg). Oksidi i merkurit. Kripërat e merkurit. Llambë me merkur.
Në gjuhën e vjetër egjiptiane këmbët, gjymtyrë mbirë mi trupin amë quhen “Pire” njëjtë kjo si; piramidat “mbirë mbi dhe” – grumbull, tuma, tempull, tej mbi la lart në qiell.
Vet fjala këmbë “ambi” nga proto – shqipja sërish ka po të njëjtin kuptim: Ambi – diçka e mbirë sipër një trupi çfardo, ashtu si fjala e lashtë “scambi” ky është një tjetër sinonim i fjalës “piramide” baraz të mbira mbi/të = piramidë, apo të mbira mbi/dhe = piramidhe, njëjtë si emri “qeramidhe = Dhe i pjekur i skuqur xèr + dhe = xeramidhe, qyramidhe” [xerasia-qershi e kuqe] etj.
Duke ditur tashmë se piramidat ishin edhe simbol i rrezeve të nxehta të shëndritëshme aty ku grumbulloheshin rrezat e diellit pi/R, në një pikë të vetmë njëjtë si tek panelet diellore sot, ato grumbullonin energji dhe shpërndanin nxehtësi – pir = pireto dhe tempi – temperature, ky një funksion tjetër i piramidave për të përciellë ngrohtësi në tokën terr të ftohtë, tek gjuha greke gjejmë jo rastësisht fjalën Pirg = grup, grummbull mbi një pikë; x-ë boshe gjithë dritë ashtu si hapësirat midis dhëmbëve të pirunit “pir a mi të” pra dritë midis tyre, në të ç’ara-t mes dhëmbëzave të piroit-pirun – pirua.
Pirro, emri i mbretit ilir të E/pirrit të sipërm, ka po këtë kuptim i mbirë i zotit Ra – bir, i mbiri i tij – burrë. [Pra Pi/rro do të thotë bir i zotit, (ipe – shqiponjë)].
Në botë ka rreth disa male të quajtur Mer, Meru, një prej tyre mali i shenjtë Meru në Indi etimologjia e të cilit na shpije sërish tek e njëjta pike, tek i njëjti kuptim; baraz Dritë ose i/e bardhë – mal i zotit – atit Diell. (olimp ⇔mbi la ⇔lambi = dritë)
Etimologji Mer-u
A murale përshkruar Mat Meru, në Wat Sakhet, Bangkok, Thailand Mount Meru është një mal i shenjtë me pesë majat [1] në hindu, Jain dhe kozmologji budist dhe është konsideruar të jetë qendra e të gjitha universeve fizike, metafizike dhe shpirtërore. [2]
Meru (Sanskrit: मेरु), i quajtur gjithashtu මහා මේරු පර්වතය Sumeru (Sanskrit) ose Sineru (Pali) (Tibetan: ཪི་ རྒྱལ་པོ་ རི་ རབ་), të cilat mund të shtohen edhe SU- sanksionuese prefiksin, duke rezultuar në që do të thotë “Meru shkëlqyer” ose “Meru mrekullueshme”.
Përfundimisht fjala “Piramidë shumëdimesionale, në konceptin e saj praktik funksonal, mitik e vizional, do të thotë objekt, grumbull i/e mbirë pirg mbi Dhe, vend i prehjes trupit “Ba” i ngjitjes la mbi Ra i shpirtit “Ka”, aty ku ai Mer – Za = dritë Jetë e përtejme; Paraisë-parajsë, e kurrësesi “Zjarr në mes”– sipas gjuhës greke, aty nuk ka zjarr por dritë në çdo orë të ditës madje, – kjo është piramida e cila qysh në fillesë flet qartë shqip.
Diçka krejt specifike na vjen këtë herë edhe prej gjuhës më të largët asaj kineze, mbi emërtimin Piramidë, aty ku piramidat janë nga më të lashtat dhe në një numër mbi 100 të tilla në provincën Shan Xi, në të ashtuquajturën \”zonë e ndaluar\” janë zbuluar mbi 100 piramida gjigante, nga të cilat më e madhja quhet po kështu “Piramida e Bardhë”, e cila është dyfish më e lartë se ajo e Keopsit në Egjipt, kjo piramidë është 350 metra e lartë.
Tek gjuha kineze piramida nëpërmjet simboleve të saj quhet; zi Jin ‘ta (jīnzìtǎ) – heroglifi më i përdorur është; 金- Jin = Ar dhe Zi – një shenjë, hieroglif, symbol i shkruar: 字 dhe heroglifi i tretë kemi; 塔-Ta = një kullë.
Hieroglifi 字 = Zi shpjegon kuptimin e Jīn. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak se hieroglif Jīn ka një formë të trekëndëshit në krye (金) dhe shpjegon se “Piramida” në gjuhën kineze është “një hieroglif e cila duket si një kullë prej ari“.
Si mendoni edhe këtu kemi një rastësi? Pra fiks ashtu si tek gjuha e lashtë egjiptiane, e njëjtë edhe në të lashtën gjuhën kineze na shfaqet sërish simboli: ‘Z’ + “kullë (AT) + Ar = Piramidë.
金 – jīn =Ar, i/e artë = Piramidë
字 – zì = fjalë (zë)
塔 – tǎ = Kullë – At.
金字塔 = (kullë At e artë) Piramidë
Kuptimi i dytë i “piramidës” në Kinë është Jiao zhui, përkthim i fjalëpërfjalshëm është “një bri për shpimin terren” keto piramidat kineze ne krye kishin mekanizma të mëdha për prodhimin e energjisë nga drita e diellit dhe të universit.