“Në veri, shqiptarët mbizotëronin në Kosovë dhe ishin më të shumtë në numër se serbët para se luftërat ballkanike t’i shtynin nëpër male. Në jug, shqiptarët mbizotëronin ndaj popullatës greke dhe ndikimi i tyre shtrihej deri në gjirin e Artës, para se ushtritë greke t’u merrnin me forcë atë që u kishte njohur edhe diplomacia evropiane. Në perëndim i ndante deti nga Perëndimi për të cilin ata shpresonin që të afrohej. Po në lindje, çfarë shtrihej dhe çfarë gjendej para shqiptarëve?

Luftërat ballkanike këtu sollën rezultatin paradoksal të krijimit të një shteti sovran serb, edhe në ato rajone ku shumica përbëhej nga shqiptarët apo bullgarët. Por, nëse dy ankuesve u kthye shpina pa i dhënë të drejtën asnjërit nga një gjykatës që ia jep prenë e së drejtës fituesve, a nuk do të bashkohen ata nesër nga humbja e përbashkët që kanë pësuar sot?”

Nga francezi Gabriel Louis-Jaray në 1914 /traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here