Perëndia Medaur (tek helenët Ares, tek romakët Marsi) Perëndia i luftës pa rregulla, pa mëshirë, vrasjeve luftarake dhe betejave të përgjakura, ishte i bukur, i ri, shtatëgjatë, edhe pse nga pak ushtarakisht i vrazhdë.

Medauri sipas ilirëve ishte vëllai i Athinasë Perëndesha e luftës së drejtë, dhe i biri i Perëndeshës Era. Në poemën e Iliadës thuhet “Aresi(Medauri) një hyjni rracionale dhe gjakatare doli hapur kundër grekëve duke ndihmuar trojanët”. Medauri gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh binte në konflikt me Zotat tjerë.

Medauri kishte marrëdhënie të shumta dashurore një ndër to ishte dhe Afërdita. Në një statujë të Medaurit të gjetur në Bylis në këmbët e tij janë gjetur simbole të gjetheve të lisit, tek ilirët gjethet e lisit përfaqësojnë perënditë dhe njihet si simboli hyjnor më i vjetër. Por në këtë statujë të Medaurit të gjetur në Bylis mungon koka si shpesh ka ndodhur me statujat ilire me ardhjen e pushtuesve të ndryshëm. Për më tepër kjo statujë e gjetur në qytetin antik Ilir të Bylisit mendohet se daton në shekullin e dytë përpara Krishtit dhe është statuja më e vjetër e gjetur e Perëndisë Medaur. /traditat, Instagram/ InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here