Truri është sistemi kryesor operativ i njeriut, por me kalimin e kohës ky sistem fillon të ngadalësohet dhe marrja e ndonjë shtojce të caktuar përmirëson aftësitë e tij.

Studimi i botuar në “The British Journal of Nutrition” sugjeron se plotësimi ditor me vaj peshku sjell benefite në funksionimin e trurit tek gratë e moshuara shkruan Express.co.uk

Studiuesit identifikuan përmirësime në dy sfera kryesore të trurit, atë të kujtesës verbale dhe funksionit ekzekutiv.

Kujtesa verbale përfshin hapësirën në të cilën ruhen dhe mund t’i mbani mend informacionet, kurse funksioni ekzekutiv përfshin mënyrën sesi truri menaxhon informacionin që merrni duke planifikuar veprimet dhe informacionin tuaj.

Studimi u realizua tek personat mbi moshën 60 vjeçare që u administrua për 24 javë.

Studiuesit vëzhguan ndërlidhjen mes aktiviteteve fizike dhe suplementeve dhe arritën në përfundim se suplementet kishin të njejtin efekt në funksionimin e trurit sikurse aktivitetet fizike.

Dr.Simon Dyall, tregoi se personat në moshë pësojnë një rënie progresive në funksionin njohës dhe fizik, andaj rekomandohet konsumimi i suplementeve që përmirëson njohjen dhe lëvizshmërinë./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here