Më 3 shtator të vitit 1843, magjistri i gjeologjisë Warington Wilkinson Smyth si stipendist i Universitetit të Kembrixhit ishte gjetur në rrethinat e Vrajës.
Në udhëpërshkrimin e tij me titull “A Year With The Turk, or Sketches of Travel in the European and Asiatic Dominions of the Sultan”, të botuar në New York në vitin 1854, Smyth paraqet detaje nga zhvillimet e atyre ditëve.
“Përfundimisht rreth mesnatës arriti lajmëtari dhe i brengosur na tha se nuk kishte arritur të hynte në qytetin e Vrajës, ngase pas çdo peme apo muri qëndronin shqiptarët e armatosur me pushkë të gjata.
E gjitha që kishte arritur ta mësonte lajmëtari ishte se në mëngjesin e ditës që po përmbyllej, në rrugët e Vrajës ishin zhvilluar luftime të rrepta midis kryengritësve shqiptarë dhe ushtarëve turq, me ç’rast disa prej tyre ishin vrarë, ndërsa vetë pashai ishte mbyllur në sarajin e tij”, shkruante ai.
Kjo ishte pak e shumë gjendja e cila kishte mbretëruar në Luginë të Preshevës që nga gjysma e dytë e shekullit XIX.
Por shkakun e vërtetë të kryengritjes së shqiptarëve të trevave të Luginës së Preshevës kundër Hysen Pashës, Smyth e kishte mësuar nga një i familjar i vetë pashës së Vrajës:
“Ka kohë që shqiptarët ishin të pakënaqur me pushtetarin e kësaj krahine”.