Përdorimi i detyrueshëm i maskës në përditshmërinë tonë, mund të bëjë që ta përdorim atë më shumë herë se sa duhet.

Përdorimi për një kohë të gjatë dhe vendosja e saj në vende të papastra mund të bëjë që maska të mos na mbroje në mënyrën e duhur dhe efikasiteti i saj të ulet. Ekspertët thonë se përdorimi i gabuar i maskës përpos një mbrojtje të dobët, mund të shkaktojë edhe probleme të tjera siç janë: shfaqja e puçrrave, skuqje dhe irritim të lëkurës.

Një problem tjetër, që mund të shkaktojë përdorimi i gabuar i maskës është vështirësia në frymëmarrje për shkak të grumbullimit të shumë baktereve në të. Për këtë arsye, ekspertët këmbëngulin, që maska të jetë e pastër sa herë që vendoset dhe të mos përdoret më shumë sesa është e rekomanduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here