Categories: SHKENCË/TECH

NASA angazhon kompaninë Nokia për të ndërtuar rrjet 4G në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka angazhuar firmën finlandeze të telekomunikacionit Nokia për të ndërtuar rrjetin e parë celular 4G në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti do të jetë jetik për aftësitë kritike të komunikimit, siç janë transmetimi i të dhënave, funksionet komanduese, navigimi në kohë reale dhe transmetimi i videove me cilësi të lartë, njoftoi sot kompania Nokia.

“Këto aplikacione komunikimi janë të gjitha jetësore për praninë afatgjate të njeriut në sipërfaqen e Hënës”, thuhet në kumtesë.

Marrëveshja me vlerë 14,1 milionë dollarëshe e nënshkruar me kompaninë Nokia është një nga 15 marrëveshjet që NASA nënshkroi me kompani të ndryshme që arrijnë në më shumë se 370 milionë dollarë. Ata përqendrohen në teknologjitë për të arritur prani afatgjate dhe të qëndrueshme në Hënë dhe misione të suksesshme të ekuipazhit në Mars.

Komunikimet me një rrjet 4G janë pjesë e rëndësishme e programit Artemis të NASA-s, i cili synon të ulë gruan e parë dhe burrin tjetër në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024.

Si pjesë e hapësirës dhe eksplorimit hënor, NASA nënshkroi “Marrëveshjet Artemis” më 13 tetor me shtatë vende të tjera: Australinë, Kanadanë, Italinë, Japoninë, Luksemburgun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britaninë.

NASA thotë se misioni i parë, Artemis I, është në vijim e sipër deri në vitin 2021 pa astronautë, ndërsa në misionin Artemis II do të fluturohet me një ekuipazh në vitin 2023. Në misionin Artemis III, sipas NASA-s, astronautët do të zbresin në polin jugor të Hënës në vitin 2024.

Kostoja e programit pritet të jetë rreth 28 miliardë dollarë nga vitet fiskale 2021 deri më 2025. /voal.ch /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

18 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

35 mins ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

2 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

3 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

3 hours ago

Gripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918

Nëse nuk keni dëgjuar për pandeminë e gripit spanjoll, kriza e koronavirusit ndoshta ka tërhequr…

4 hours ago