Një përshkrim interesant i përgjithshem i qytetit të Durresit për vitin 1895, kohë kur administrohej nga perandoria Osmane. Durresi bënte pjesë në vilajetin e Shkodrës, dhe si qytet port që është në cdo kohë ka pasur të zhvilluar tregtinë, me vendet e perëndimit.

Sanxhaku i Durrësit!

Qëndra e sanxhakut ishte Durrësi. Me port detar në Adriatik. Dyrrachiumi antik i Romës, i famshëm për betejat e Cezarit dhe Pompeit.

Qytet me 5000 banorë.

Importet: të njëjta me atë të qytetit të Shkodrës arrin në 210,000 ltq.

Eksporti: drithëra, fara të ndryshme, vaj ulliri, qeramikë, lëndë djegëse që arrijnë në 100,000 lqt.

Sanxhaku i Durrësit prodhon: 3,000,000, okë vaj ulliri, korrja e drithërave arrin: 820,000 okë grure, 700,000 okë elb, 2,275,000 okë tershere dhe 14,520,000 okë misër.

Mutesarif: Ahmed Rushdi Pasha.

Naib dhe kryetari i gjykatës civile të shkallës së parë: Ismail Hulusi effendi.

Mbikëqyrës i borxhit publik: Ferid Beu.

Nën-inspektor G. Sartiusky.

Inxhinier i sanxhakut: M. Basmaxhi.

Sanitare e ilaçeve: Dr. Kaputo

Oficer i farit: Lastrucci (Aust)

Nën Inspektorin e Pyjeve: Osman efendi.

Mydir (Guvernator) i rajonit: Hysejn Bejollu.

Drejtues i konsullates Austro-Hungareze: Carlo Szommer.

Drejtues i fese Katolike: Peshkopi Primo Bianki.

Bankierë: Bumci vlla. – P. Terka.

Komisionerë: A. Moisi , Lauda, D. Teocaridi, L. Teocaridi.

Navigues te anijeve: Lloyd Aut. Lastrucci agjent, Mahsousse F. Fruja, agjent Hungarez, Kroat, Vellezerit Bumci agjente.

Shkollat: Shkolla Greke per djem dhe vajza, drejtor Lauda. Shkolla Katolike, drejtor Agostino Melzuschi. Shkolla Turke (Rushdie) drejtor Mehmet Eshref.

Hotelet: Hani Beshirit, Moust.Han xhi.

Mjekët: Dr.Kaputo nga zyra shëndetësore. Neki Efendi mjek i Komunës.

Referencë:

Drejtoria orientale e tregtisë.

Krijuar nga Raphael C. Cervati. Viti i 13-të 1895- Konstandinopojë

Biblioteka Shkoder.

/portali DurresLajm/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here