Më poshtë mund të lexoni një listë të ligjeve më të çuditshme, që do t’ua bëjë edhe më konfuze konceptet për zbatim të ligjit!/faktoman.com

– Në Viktoria, Australi, vetëm një elektricist i licencuar mund të ndërrojë llambat.

– Në Viktoria, Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona ngjyrë ciklamin e ndezur pas mesditës të ditës së diel.

– Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.

– Në Angli, është vepër tradhtie të ngjitësh një pullë poste të monarkëve britanikë – mbrapsht.

– Në Francë, është e ndaluar t’i vësh një derri emrin Napoleon.

– Nën Ligjin e vitit 2006, të Skemave të Shmangies së Taksave në Mbretërinë e Bashkuar, është e paligjshme të mos i thuash taksambledhësit atë që ti nuk do që ai të dijë, edhe pse nuk je i detyruar t’i thuash gjërat që s’e ke problem të tregosh.

– Në Ohaio, kundërshton ligjet e shtetit nëse deh një peshk.

– Anijet e Flotës Mbretërore që hyjnë në Portin e Londrës, duhet të sjellin një fuçi me rum për Kryeoficerin e Kullës së Londrës.

– Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.

– Në Majami, Florida, është e jashtëligjshme të ecësh me patina në një rajon policie.

– Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës.

– Në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë meshkujt mbi 14 vjeç duhet të bëjnë praktikë dy orë hedhje shigjete në ditë.

– Në Londër, qytetarëve u lejohet të kalojnë me tufën e deleve në Urën e Londrës pa paguar asnjë tarifë; atyre u lejohet të drejtojnë patat në rrugën Cheapside.

– Në San Salvador, shoferët e dehur mund të dënohen me vdekje para skuadrës së qitjes.

– Në Mbretërinë e Bashkuar, një mashkull që duhet të urinojë në publik patjetër mund ta bëjë nëse është i drejtuar nga rrota e prapme dhe e mban dorën e djathtë tek automjeti.

– Në Çester, banorët e Uellsit ndalohen të hyjnë në një qytet para lindjes dhe të qëndrojnë pas perëndimit.

– Në qytetin e Jorkut, është e ligjshme të vrasësh një skocez brenda mureve të lashta të qytetit, por vetëm nëse ai ka një hark dhe shigjetë.

– Në Boulder, Kolorado, është e paligjshme të vrasësh një zog brenda kufijve të qytetit dhe gjithashtu të “zotërosh” një kafshë. Banorët e qytetit, nga ana ligjore, janë “kundërshtues” të kafshëve.

– Në Vermont, gratë duhet të marrin një leje të shkruar nga burrat e tyre nëse duan të vënë dhëmbë të rreme.

– Në Bahrain, një doktor mashkull mund të hetojë në mënyrë të ligjshme gjenitalet e një gruaje, por e ka të ndaluar t’i shohë drejtpërsëdrejti gjatë hetimit – ai mund të shohë vetëm reflektimin në pasqyrë.

– Koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin britanik është ligjërisht pronë e Mbretit; bishti, i përket Mbretëreshës, nëse i duhen kockat për korsenë.

– Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin gratë.

– Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

– Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

– Në Providence, Rhode Island, SHBA, është ende e jashtëligjshme që të zotët e dyqaneve t’i shesin kolinoz dhe furçë dhëmbësh të njëjtit klient të dielave.

– Në Zion, Illinois, SHBA, është ende e paligjshme t’i ofrosh cigare kafshëve shtëpiake./faktoman.com

– Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.

– Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

– Në Maryland, SHBA, është ende e paligjshme që stacionet radiofonike të luajnë këngën e Randy Newman “Short people”.

– Në Oklahoma, SHBA, është ende e paligjshme të bësh fytyra qesharake para qenit, një krim që mund të rezultojë në dënim me burg.

– Në Uashington, SHBA, është ende një krim të pretendosh se ke prindër të pasur.

– Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë

– Në Majami, Florida, SHBA, është ende e paligjshme për këdo që të imitojë një kafshë.

– Në Afganistan, milicia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.

– Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.

– Në International Falls, Minesota, SHBA, është kundër ligjit që një qen të ndjekë një mace mbi një shtyllë dhe të zotët e qenve mund të gjobiten për këtë.

– Në Louisiana, SHBA, nëse kafshon dikë me dhëmbë, kjo klasifikohet si “sulm i thjeshtë”, por nëse e kafshon dikë me protezat e dhëmbëve, atëherë konsiderohet si “sulm i rëndë”.

– Në Masaçusets, SHBA, është e paligjshme që personat në zi të hanë më shumë se tre sandviçë në zgjim.

– Në Chico, Kaliforni, SHBA, ligji thotë se kushdo që detonon një mekanizëm bërthamor brenda kufijve të qytetit do të gjobitet me 500 dollarë

– Në Liban, çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë që ajo të jetë femër.

– Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.

– Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.

– Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të thotë shajë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

– Në Kingsville, Teksas, SHBA, është e jashtëligjshme që derrat të kryejnë marrëdhënie seksuale në pronën e aeroportit.

– Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kushdo për të cilin zbulohej se ishte homoseksual në ushtrinë franceze, ekzekutohej.

– Me qindra vite më parë në Japoni, kushdo që tundohej të largohej nga vendi ekzekutohej./faktoman.com

– Shteti i parë që hoqi dënimin me vdekje ishte Austria, në vitin 1787.

– Në Wetaskiwin, Alberta, Kanada, në vitin 1917, ishte e jashtëligjshme të lidhje një kalë mashkull pranë një kali femër.

– Të përtypësh çamçakëz është veprim i jashtëligjshëm në Singapor.

– Në Burma, është e jashtëligjshme të kesh internet. Nëse një person zbulohet se posedon një modem, burgoset.

– Në Bangladesh, është e jashtëligjshme për fëmijët e shkollës që të kopjojnë në një provim. Madje dhe nxënësit më të rinj se 15 vjeç mund të burgosen për këtë.

– Deri në vitin 1984, belgët duhet ta zgjidhnin emrin e fëmijëve nga një listë me 1500 të tillë, e mbushur që në kohët e Napoleonit.

– Në Rumani, në vitin 1935, Mickey Mouse u ndalua nga autoritetet, pasi ato mendonin se pamja e brejtësit tre metra të lartë do të tmerronte fëmijët e vendit.

– Në Karolinën e Jugut është e ligjshme që një burrë të rrahë gruan në shkallët e shtëpisë vetëm ditën e diel.

– Në Angli është e paligjshme të thërrisni një taksi e të udhëtoni me të, nëse keni një sëmundje epidemike.

– Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

– Në Konektikat nuk lejohet që rojet e natës të pinë kafe pa kafeinë gjatë punës së tyre.

– Në Francë është kundër ligjit shitja e kukullave me personazhin “E.T”. Kjo sepse nuk lejohen personazhet të cilat nuk kanë fytyrë njerëzore.

– Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.

– Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ua largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.

– Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!

– Ndërsa në Bolivi kanë miratuar një ligj shumë të komplikuar, i cili dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bashku, por veç e veç./faktoman.com

– Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.

– Nëse një burrë në Uruguai e kap gruan me të dashurin, ai mund t’i vrasë të dy ose mund të zgjedhë që gruas t’i presë hundën dhe të sakatojë të dashurin e saj.

– Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.

– Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).

– Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.

– Në Arizona, SHBA, nuk lejohen më shumë se dy dildo (lodër seksi) për shtëpi.

– Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë llustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.

– Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.

– Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh – mendohet se të sëmurë shpirtin e mendjen.

– Në shumë vende të Lindjes së Mesme është e lejuar marrëdhënia seksuale me dhitë, por me kusht që pas marrëdhënies ajo mos të hahet.

– Në Kaliforni, Nju Meksiko, Dakotën e Jugut, Florida, Utah, Marilend dhe Rhode Island ekziston një ligj që ndalon seksin oral. Ndëshkimi është i ndryshëm në çdo shtet, por ai më i rëndi është në Florida, ku dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet burg.

– Në Kinë u jepet shumë rëndësi këmbëve. Atje këmbët konsiderohen si pjesa më erotike e trupit të një gruaje. Në disa zona është e ndaluar që t’i shikosh edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndëshkimi për moszbatimin e këtij ligji është dërgimi në burg.

– Në Rusi puthjet në publik shihen si diçka e rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në skena seksuale. Nëse një polic sheh një çift duke u puthur në rrugë, ai mund t’i gjobisë ata dhe vlera e gjobës varion nga intensiteti i puthjes.

– Në Minnesota mushkonjat janë identifikuar si një telash publik.

– Në Arkansas ndalohet shqiptimi i gabuar i emrit të këtij shteti.

– Në Louisiana vjedhja e karkalecave të detit mund t’ju sjellë deri në dhjetë vite burg

– Në Indiana ndalohet kapja e peshqve vetëm me duar.

– Në Alabama është e ndaluar mundja me arinj.

– Në Florida ndalohen fishekzjarrët në një vend publik nëse me to nuk e keni ndërmend të largoni zogjtë.

– Në Karolinën e Jugut nuk mund të luani pinball nëse jeni më i ri se 18 vjeç,/faktoman.com

– Njerëzit nuk mund të fishkëllejnë nën ujë. Nëse e bëjnë këtë gjë gjobiten. Ky ligj vlen në Portland.

– Ministrat e kanë të ndaluar të hanë hudhër, ose qepë përpara se të japin deklarata për shtyp. Ky ligj vlen sidomos në qytetin e Marion të Orogon.

– Misri i konservuar nuk lejohet të përdoret si karrem për peshkim.

– Në Portland, të miturit nuk duhet të hyjnë në një dhomë, ku të rriturit po argëtohen me lojëra elektronike, tip “playstation”.

– Femrave nuk u lejohet të kryejnë mundje me njëra-tjetrën në Salem.

– Askush nuk duhet të lejojë që të ofendohet prona, apo objekti i tij. Nëse kjo ndodh në Portland, personi që kryen fyerjen, apo prekjen e objektit të tjetrit dënohet nga ligji i formës së prerë.

– Në Stanfield është i ndaluar përdorimi i peshqirëve në banjo. Ky qytet në vend të peshqirëve përdor disa materiale të tjera./InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here