Lexim i “Traktatit të Origjinës së Shqiptarëve” të poetit, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha
Gjuha shqipe e pellazgo ilirëve është pjesë përbërëse e dheut të kozmosit tokësor, yjor dhe diellor. Dy shkronjat ZZ-ë, në zemër të diellit të quajtura “Vula e zotit”, dëshmojnë emocoionin e shpirtit pellazg për përënditë. Fuqia e gjuhës shqipe është sa fuqia e diellit lexojmë në “Traktatin e Origjinës Pellazge të Shqiptarëve”, të shkrimtarit, gazetarit, dhe studiuesit, Çlirim Hoxha.
Gjuha është fjalë, shkrim, art, kulturë, shkencë, etikë, krijimtari e çka jo. Shqipja pellazgjike e stërgjyshërve tanë është e para gjuhë e folur dhe i pari shkrim i shkruar i aft për shkencë, art dhe kulturë. Stërgjyshërit tanë pellazgë kishin gjeografi teritori të gjerë sa tërë Evropa sot. Shtrirja e gjerë e gjuhës shqipe në tre kontinentet për ata që dinë të lexojnë të vërtetën historike, është respekt për periudhën e Shqipërisë Antike. Libri i Çlirim Hoxhës, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, është një vepër madhore, dhe me plotë dëshmi shkencëtarësh botërorë që dëshmojnë në bazë të studimeve të tyre që, gjuha shqipe dhe alfabeti pellazg janë e para gjuhë botërore e folur dhe e shkruar në planetin tokë.
Libri i Çlirim Hoxhës, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, është një vepër e mirëfilltë kombëtare dhe me pasuri stërgjyshore të pellazgëve, ilirëve e dardanëve. Në librin e studiuesit, Çlirim Hoxha, ai posi një hero i përkushtuar, për dhjetë vite rrjeshtë, bëri që të lindet libri kombëtar, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, libër me vlerë të padiskutueshme. Sipas të dhënave në libër, Gjuha shqipe e pellazgëve me 54 shkronja nuk është bërë pa miratimin e përëndive të kohës.
Aprovimi i gjuhës shqipe të pellazgëve nga përënditë që gjuha shqipe të jetë gjuhë hyjnore, gjuhë e pranuar nga përënditë është e një rëndësie të veçantë. Në Iperishte ( siç është quajtur në lashtësi, Shqipëria ), i tërë antikiteti ka folur dhe ka shkruar shqip. Duke filluar, nga Thoti, Zeusi, Platoni, Sokrati, Europidi, Empedokle, Aleksandri, Pirro dhe krijuesit e tjerë, si Safo, Antiloku, Anakreoni, Eskili, Sofokliu, Ptolemeu, Homeri dhe dhjetëra Apollonë, Posejdonë, e Afërdita, u ngritën dhe mbetën në histori në sajë të shqipes së lashtë. Bota e krijuesve të lashtësisë shqiptare ka qenë e mbushur me dashuri, me art dhe shkencës. Poeti, gazetari, shkrimtari dhe studiuesi Çlirim Hoxha u lind në vitin 1954 në Fier-Vlorë të Shqipërisë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Vlorë. Ndërsa Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Biografia e poetit, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha është shumë e pasur. Çlirim Hoxha është romansier i shkëlqyer. Romanet e Çlirim Hoxhës, janë vepra poetike që të lënë pa frymë. Cëirimi është autor I disa romaneve dhe të përmbledhje me poezi. Romanet e Çlirim Hoxhës, 1 . “Kodi i pjekjes së baltës”, 2 . “Bebi skafisti”, 3 . “Nëndetsja e plagosur”, 4 . “Ushtarët e botës”, 5 . “Vrasja e një kryeministri”, 6 . Poema, “Pashaliman” dhe para pak muajsh, 7 . “Traktati I Origjinës së Shqiptarëve”, në botim të Shtëpisë Botuese, “Lena” të Hajdar Fejzullahut, Prishtinë. Libri i studiuesit Çlirim Hoxha, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, çmonton përfundimisht gënjeshtrën mijavjeçare greke për origjinën e shqiptarëve. Po e mbylli këtë ese të shkurtër me mesazhin e “Traktatit të orogjinës së shqiptarëve”; Shqipja pellazgjike e stërgjyshërve tanë është e para gjuhë e folur dhe i pari shkrim i shkruar i aft për shkencë, art dhe qytetërim.
Atdhe Geci – Dortmund, 07. 10. 2020 /voal.ch /InforCulture.info