Është një fakt i njohur; pijet energjike nuk janë pija më e shëndetshme për trupin tonë. Por studimi i ri tregon se pijet energjike jo vetëm që rrisin nivelet e energjisë, por rrisin edhe nivelin e hormoneve përgjegjëse për stresin.

Një numri individësh të shëndetshëm iu dha të pinin pije energjike çdo ditë, brenda 2 javëve, dhe u zbulua se presioni i gjakut dhe hormonet e lidhura me stresin, u shtuan ndjeshëm në trupin e këtyre njerëzve. Po ashtu u rrit rrezikshmëria ndaj problemeve kardiovaskulare (të zemrës).

Përveç kësaj, këto pije përmbajnë edhe shumë sheqer, i cili mund të sjellë një sërë problemesh të tjera.

Por çfarë ndodh me trupin tonë, vetëm një orë pasi kemi konsumuar një pije energjike? Studiuesit kanë bërë kërkime specifikisht për këtë, dhe këto janë të dhënat që ata na japin:

Pas 10 minutash: Kafeina hyn në gjak. Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut fillojnë të rriten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here