Këto shenime të Françeskanit të madh dhe të poetit tonë kombëtar Át Gjergj Fishtes, tregojnë kulturën dhe ndjeshmeninë e madhe që kishte në trajtimin e çeshtjeve themelore të kulturës shqiptare. Këto mendime nuk janë vetëm të vlefshme për ne si komb, por për të gjitha kulturat e njerëzimit. Mendimet e Fishtës shërbejnë në çdo kohë dhe për të gjithë. Dhe nëpërmjet këtij shkrimi Pater Gjergj Fishta e përcepton muzikën si pjesë thelbësore të shpirtit njerëzor, pra jo thjeshtë në planin e ndjeshmenisë estetike:

Federata “Vatra” e muzika

Nder kto dit i ká mbrrîjt drejtimit të Gjimnazit Françeskan të Shkodrës, quejtun “Illyricum”, nji vegel muzikore, dergue orkestrës s’atij Gjimnazi prej Federatet Shqiptare-Amerikane “Vatra”. Vegla âsht nji “saxophon” i bukur e i nji zanit fort t’ambel, punue në fabrikë veglash muzikore Besson në Paris. Në vegel shifen të ravizueme kto fjalë: “Vatra” – Gjimnazit “Illyricum”.

Nuk âsht e para herë që Federata atdhetare “Vatra” interesohet per zhvillimin e artit muzikuer në Shqipní: vjetin 1920 pat dergue në Korçë nji bandë muzikore të plotsueme, me vegla e me njerz, prandej organi i Françeskajvet të Shqipnís, “Hylli i Dritës”, tue iu falë nderes “Vatrës” edhč prej anes s’vet per dhantín e bukur, me të cilen ká dashtë me bgatë orkestren e Gjimnazit të Françeskajvet në Shkoder, pergzohet shi prej zemret me të ndritshmen Kryesí t’asaj Federate, per ket idé të bukur e plot njomsí; pse kshtű dishmon nji herë mâ teper interesen e madhe që ká per perparimin e kombit, e se Shtetin shqiptár nuk e do vetëm të pamvarshem politikisht, por edhč të lirë e pernjimend të qytetnuem.

Dihet se muzika âsht njani nder faktorë mâ të parë të qytetnímit të popujvet. E kshtű “Vatra”, tue u interesue per zhdrivillimin e muzikës në Shqipní, ja shtron kombi rrugen mâ të shkurtë, per me u kapë te qytetnija.

Jo, po; muzika gjithmonë ká kenë mbajtë prej kombeve të qytetnueme per faktor perparimit e qytetnímit. Mitologjija greke, per me shprehë fuqín magjike t’artit muzikuer, bjen se Orfeu kjč aj që ngrefi qytetin e Tebes, edhč se e ngrefi në ket mënyrë. Orfeu, ndęjë nen hije, i bite lyrës svet të hyjnueshme, edhč tingllin e saj e percillte me zâ, tue kndue do kangë, që kurr s’do të merrshin mort.

N’at tingell lyret, n’ato kangë të permallshme, thotë mitologjija, vîjshin per rreth tij shpendt e ajrit e shkerbet e egra të malit, edhč gurt e helikë prej vedit u çojshin prej toket e u stivojshin mur, dér që krejt u ngref qyteti i Tebes. Shka janë shtâzët e egra, që vinë e ndigjojnë kangën e Orfeut, e gurt që në tigell të lyrës s’tij, vedit ngrifen prej toket e vihen mur? Janë njerzit, që, zbutë prej muziket, vllaznohen ndermjet vedit, e ngrefin katunde, qytete, krahina e mbretní, kű, tue iu gjetë në ndihmë njani tjetrit, jetojnë në paq e në qetsí. Kaq nji fuqí të madhe, pra, ká muzika per qytetnímin e perparimin e nji popullit.

Por kah, thue, i vjen muzikës gjith kjo forcë, gjith kjo fuqí? Mbas mendimit tonë, i vjen prej ktej, se muzika permbledh m’vedi e ká, si me thanë, në veme – embrjon – mâ të parat parime të shoqnís civile, e se, tue kenë ajo, mâ fort se trűes, i flet zemrës, kshtű me ambelcim të vet thekë shpirtin e nierit, edhč dalkadalë sharton m’tę filizat e parë të ktyne parimeve shoqnore.

Nder të gjitha artet, muzika âsht njajo që âsht mâ e hyjnueshme, pse âsht mâ e pacaktuemja, mâ e lira nder të gjitha. Ngurton, po, idén nder fjalë, dritën në nji skundil të ngusht të njajë pelhure, trajtat m’gur, vizat m’disá kande, por nuk mund të ngurtosh zanin – mbretnija e notavet muzikore âsht e paskâjshme, si vetë mbretnija e idévet – mu edhč mâ teper, pse muzika krijon idé, që ti s’mundesh me i percaktue e as mund t’apish arsye per to.

Muzika merr nji motiv pęsë gjashtë notash, a edhč mâ pak, – frazen e ndiesís zanore – e prej tij zhdrivillon në daç nji kangë, që kalamajt mbasandej shkojn tue e kndue rrugave të qytetit, në daç nji “Parsifal”, që rresht per kater orë t’errmen, të mban pezull mend e zemer në nji teater; aj motiv, ajo frazë muzikore zhdrivillohet në të pacaktuemt – ktű e dér m’qiell, pse muzika s’njef caqe as kufîj, e âsht kryekput e lirë. E qe parimi i parë i jetës civile, lirija – liberté – të cilen muzika e perfton në shpírt me jone t’ambla të veta.

E lirë, po, âsht muzika në zhdrivillim të frazes s’vet, veç se, në të shprehun të saj, ajo âsht e lidhne per kohë, edhč e lidhne kaq fort, sa që âsht e detyrueme me matë edhč çasat mâ të shkurtë të fonetikës.

S’ká ligjë artit mâ të pelqyeshme se ligja e kohës muzikore, tue kenë se masa e kohës hinë në natyrë të permbrendshme të muzikës. E në ket mnyrë muzika hingzon dy ndiesí të domosdoshme per të trajtuemt e shoqnís njerzore të qytetnueme: çmimin e ligjevet të perbashkta, neper të cilat ruhet lirija individuale e qytetasvet e çmimin e kohës, me të cilen âsht lidhë urdhni shoqnor e puna, neper të cilt, mandej, perftohet vllaznija – fraternité – ndermjet njerzve. Popujt, që nuk kan nji çmim të drejtë per kohë, atŕ, si eksperjenca na mson, s’kan rregull, s’kan punë, e prandej jo veç që s’kan vllazní, por edhč e kan per mârre me u qujtë vllazen me tjerë, e gjan e njanit e mbajn mirŕz per tjetrin.

Por në natyrë të muzikës hinë edhč harmonija. Jo, po; pa harmoní, s’ká muzikë, e harmoninë e perban njaj relacjon i natyrshëm që ká njena notë me tjetren, në mnyrë që prej disa notash të ndryshme, si kah zani, ashtű kah koha, të perftohet nji kum i vetëm polifonik, i cili edhč ky do të jetë në relacjon me idén e pergjithtë të motivit muzikuer.

A ká, tash, ndonji zęje, ndonji art që mâ mirë se muzika të na shprehë relacjonet, që do të kalojnë ndermjet nierit e nierit në nji shoqní civile? Filozofija shoqnore lypë, që ndermjet individëvet të nji Shteti të két barazí – egalité – e që në s? të ligjës të jenë të gjith nji tagrit. Per faqe të bardhë; kjo barazí tagrore kurrkund nuk vęhet në beh mâ mirë se në muzikë.

Në muzikë, per shka i perket idés rregulluese të nji momentit muzikuer, të tana notat kan nji vlerë ekspresjonit; veç se, de facto e n’akt t’ekspresjonit njana gjindet poshtë, tjetra nalt, njana âsht e gjatë, tjetra e shkurtë, disa kndohen allegro, con fuoco, disa piano, pianissimo, disa prap legato, tjera në fuga etj. secila, prá, merr vleren prej vendit e mndorjevet nder të cilat de facto gjindet. Kshtű âsht edhč barazía në shoqní civile.

Të gjith qytetast e nji Shtetit janë nji tagri, po, në s? të ligjës, por ligja aplikohet per ta mbas detyrvet që secili ká, per shkak të vendit që de facto zén në gjí të shoqnís civile, i cili ndrron mbas relacjonevet që atŕ kan njani me tjetrin. Si, pra, mjeshtri i muzikës u cakton vleren notave mbas relacjonit që kto kan njana ndaj tjetres, me qellim që me xjerrë prej sosh nji harmoní fonetike, kshtű personifikacjoni i autoritetit sundues të nji shoqnije civile aplikon ligjen mbí qytetas mbas relacjonit që ktŕ kan njani ndaj tjetrit, në mnyrë që me perbâ harmonín shoqnore, pa të cilen s’ká jetë civile.

Shifet, prá, mirfillit, se muzika permban në veme parimet e para t’organizimit të jetës shoqnore, të cilat per shka i perket, sidomos autarkís, janë të shprehuna n’at trinomin e njoftun: Liberté, Egalité, Fraternité, e se prandej muzika, tue shartue neper jone të veta kto parime shoqnore në shpírt të nierit, u shtron popujve rrugen e qytetnís.

Por forca magjike e muzikës m’njerzim buron edhč prej njatij misticizmit të madhnueshëm, që anë e kand perveshë jonet e saja e që ambel e rrmen mendjen e nierit ndaj nji tjeter forcë të mbinatyrshme – ndaj Perendín, tue i pregatitë kshtű rrugen Religjonit, pa të cilin, si – nder njiqind e njimîj tjerë – thotë edhč Platoni në Timo, nuk mbahet Shtet civil m’kambë.

Prej pacaktimit – indetermination – t’idévet muzikore, e prej se vetë aj kumbi i zanit nuk ngurrohet në muzikë mbrenda ndoj megjet, si e ngurron poezija në fjalë, por âsht dishkŕ që i rrshet percepcjonit, nieri habitet nder jone të notavet muzikore, si në të pâmt të nji agimit boreal a të ndonji tjetrit fenomen qilluer, per të cilin nuk di me dhanë arsye; e kshtű perftohet në mendje të tij nji bindi e ambël ndaj mbinatyrshmin (surnaturel) edhč shpirti rekton per Perendín.

E kjo âsht arsyeja, per të cilen muzika kishtare kalon në thjeshtsí të veten të tana sistemat e tjera muzikore, e se kryeveprat e muzikantvet mâ të permendun të botës kan per subjekt nji dishkŕ që gjindet në të perpjekun me mbinatyrshmín, si bjč fjala, Parsifali i Wagneri-t.

Kúr të ndiejsh ndonji Introitus të Bach, ndonji Requiem të Mozart-in, ndonji Stabat Marter të Rossini-t: ose Passionit e Bethoven, Miserere të Palestinës, Meshët e Vaidana, e Heiden etj., etj. ideja Zot të ngujohet në mend e ta deperton krejt shpirtin, edhč të bâhet se po jé kund në ndonji kand të Parrîzit, kaq fort që njipernjisohesh me idén Religion. Por dihet, se shkalla mâ e para e themeli mâ i sigurtë i qytetnímit, si historija na mson, âsht Religjoni; prandej muzika, tue e tërhjekë me jone të veta nierin kah Zoti e Religjoni, qytetnon popujt edhč nierin e bán të lum.

Prej ktyne fjalve, prá, merret vesht, se muzika e qytetnija janë korrelative e se termometri i qytetnís s’nji popullit âsht muzika, kúr qytetnín mos ta kuptojmë të shkputne prej Religjonit, si s’jemi tue kuptue na ktű në ket artikull. Nji popull a ká qytetní? A ká kulturë? Ká edhč muzikë. A ká muzikë? ká edhč kulturë, ká qytetní; e sa mâ fort që muzika të jetë e zhdrivillueme ndermjet të tij, aq mâ fort janë të perparueme qytetnija e kultura e tij.

Të verteten e ksaj fjale na e dishmon edhč eksperjenca. Cilat janë kombet mâ të qytetnueme të botës? Pa dyshim se kombet okcidentale t’Europës e t’Amerikës. Kű muzika âsht e zhdrivillueme mâ teper? Dihet se ndermjet ktyne kombevet. Muzika prá âsht termometri i qytetnís e i kulturës s’popujvet, e se mbas muzikës hecë edhč qytetnija e tyne; nder kombe të qytetenueme muzika âsht e nçueme në dinjitet t’Artit, dér sa nder popuj primitiv e barbar, ajo âsht popullore, e, të shumten e herës, primitive e barbare ajo vetë.

E per m’e vertetue edhč mâ teper ket fjalë, ktű do të terhjekim vremen e lexuesvet tonë më nji fakt pernjimend sintomatik, që, dér sa të gjith popujt, si at poezín e vet, kan edhč muzikën e vet, pse të gjith, a pak a shum kan nji kuptim të jetës shoqnore – mos tjeter, ndiesín e lirís; ká nji popull mbí ftyrë të tokës që, jo veç se nuk ká muzikë të veten, por muzikën -si edhč artet tjera – kúr mos ta mbajë per faj, e mban per gjâ kote, gjâ me të cilen do të merren vetëm njerzt e klasës mâ të poshterme të shoqnís njerzore; pse aj popull nuk ká kuptimin e lirís, tue kenë se âsht robi i nji idés, që hinë në rreth të parimevet shoqnore: s’njef barazí, pse vedin e mban privilegjat mbí gjith popujt tjerë; nuk don vllazní, pse s’ká kuptim kohe, e âsht i plogshtë per punë, tue u kondenue aj me nji ekonomí primitive. – Prá, kű s’ká muzikë, s’ká shoqní civile e qytetní; kű s’ká shoqní civile, s’ká muzikë, tue kenë se qytetnija e muzika, si thamë sypri, janë korrelative.

E qe arsyeja per të cilen popujt e qytetnuem, si motit, si sod, janë mundue me i dhanë muzikës nji zhdrivillim sa mâ të plotë. Thotë Lowth, në nji disertacjon mbí Psalme, se Salomoni ká pasë organizue nji kor kater mij kantorësh në tempull të Jeruzalemit. Tash, per me bâ me këndue nji heri mija vehtësh në nji tempull a kishë, ta merr mendja se muzika do t’jét kenë fort e zhdrivillueme në popull t’Izraelit; pse, ndryshe, nuk do të kishte műjtë me ndęjë kush mbrendë prej zhurmet e poteret.

E se pernjimend ky art ká kenë zhdrivillue mâ s’mirit në mes t’atij populli të hershem, e dishmon lavdí i posaçem, që Biblja u jep muzikantve, tue thanë: “Të levdojmë burrat e lumnueshem… që në zęje të vet kerkojnë të gjęjnë të ramet muzikore… Ktŕ të gjith, bręz mbas bręzit, lanë nji nám në fis të vet… e neper ta të bijt e tyne s’do të harrohen se t’jét jeta.” (Eccl. 44). Ktŕ edhč, dishmon historija per Babilonez, Asír, Egjypcjan, Grek, Romakë etj.

Edhe na, prá po levdojmë Federaten “Vatra” e Kryeparín e saj, per kujdes të posaçem që diftojnë per zhdrivillimin e muzikës në Shqipní, kű mjerisht, dér sod ky art i hyjnueshem, per shum do arsye, ká kenë lanë teper mbas doret. Sod s’ka, jo, muzikë në Shqipní, pse s’ká as qytetní, shkádo që të thonë politikant – karkaleca, kű mâ pak, kű mâ teper, ekzotikë – shqiptare.
(Hylli i Dritës, 1923/3, f. 138-144)/Voal.ch/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here